Çdo bidat është humbje dhe çdo humbje e ka vendin në zjarr

December 26, 2015

– Profeti ﷺ na ka paralajmëruar nga bidati sepse ai është shkak për humbje: “Çdo bidat është humbje.”

– Profeti ﷺ na ka paralajmëruar nga bidati sepse ai është shkak për futjen në zjarr: “Çdo humbje e ka vendin në zjarr.”

– Profeti ﷺ na ka paralajmëruar nga bidati sepse veprat e bidatçiut Allahu nuk i pranon: “Dhe Ne do t’u qasemi veprave që kanë bërë ata e do t’i shndërrojmë në pluhur dhe hi.” | El Furkan: 23.

“Kush shpik në çështjen tonë diçka që nuk është prej saj, ajo është e refuzuar.” Buhariu.

– Profeti ﷺ na ka paralajmëruar nga bidati sepse ai ta nxin fytyrën: “Ditën (e Kiametit) kur disa fytyra do të zbardhen e disa të tjera do të nxihen.” | Al Imran: 106.

Ibën Abasi radijAllahu anhuma ka thënë: “Do të zbardhen fytyrat e pasuesve të sunetit dhe do të nxihen fytyrat e pasuesve të bidatit.”

“Tefsiri i Ibën Kethirit” 1/515, “Tefsiri i Kurtubiut” 4/162, dhe “Fet’hul-Kadir” 1/559.

– Profeti ﷺ na ka paralajmëruar nga bidati sepse bidatçiu do mbartë mëkatin e tij dhe mëkatin e atij që ndjek rrugën e tij dhe punon me atë bidat deri në ditën e Kiametit: “Ata do t’i mbartin barrët e veta e bashkë me to edhe barrët e tjera, dhe patjetër që do të pyeten ditën e Kiametit për gjithçka që trillonin.” | El Ankebut: 14.

 

Marrë nga libri: “El akide euelen” vëll. 2.

Autor: Ebu Islam Salih bin Taha

Përktheu: Unejs Sheme

Dosje:

Loading...