Prej fjalëve që shejh Albani thoshte gjithmonë

Prej fjalëve që shejh Albani thoshte gjithmonë

Shejh Ebu Islam Salih bin Taha (Allahu e ruajtë!): Prej fjalëve që shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) thoshte gjithmonë ishin:

  1. “Ju këshilloj që të jeni te qëndrueshëm në teuhdit, të kapeni fortë në Sunet dhe te ecni në metodologjinë e sahabëve (kënaqësia e Allahut qoftë mbi ta!).”
  2. Në tubimet (mexhliset) e tij gjithmonë përmendte fjalën e Allahut të Madhëruar: “Sa u përket besimtarëve të parë, prej muhaxhirëve (emigruesve nga Meka) dhe ensarëve (muslimanët e medinës të cilët strehuan dhe ndihmua Profetin dhe muhaxhirët), Allahu është i kënaqur me ata dhe me të gjithë të tjerët që i pasuan me vendosmëri e përkushtim në besim, edhe ata janë të kënaqur me Atë…” Et-Teube, 100.

Dhe fjalën e Profetit ﷺ: “Umeti im do te ndahet në shtatëdhjetë e tri grupe. Të gjitha do të jenë në zjarr përvec njërit”. Kur u pyet se kush është ai grup, tha: “Është ai që gjendet në atë që jam unë sot dhe shokët e mi.” Hadith i mire (hasen).

Një herë shejhu (Albani) më tha: “Thirrësit e metodologjisë janë të shumtë, por ata që janë të qëndrueshëm në të janë të pakët. Do të bëhet e qartë kjo gjë pas vdekjes sime”.

Një ditë e dëgjova shejhun tonë (Albanin) të thotë: “I kam vënë detyre vetes që me veprën time mos ta kundërshtoj fjalën time (pra, mos të veproj të kundërtën e asaj që them).

Këtë e kam përftuar nga fjala e Profetit të Allahut, Shuajbit alejhis selam “Unë nuk dëshiroj të veproj atë, që jua ndaloj juve”. Hud, 88

 

El-Akidetu euelen vëll. 1

Përktheu Unejs Sheme