Shejhu Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) është pyetur: Ekziston një problem mes disa namazlinjve në xhamitë në të cilat gjenden ngrohëset elektrike (me korent), të cilat janë të vendosura para namazlinjve. A konsiderohet kjo e ndaluar (haram) apo diçka e urrejtur që nuk duhet vepruar? Dhe a është namazi i falur para zjarrit i ndaluar apo i urrejtur?
Ai (Allahu e mëshiroftë!) u përgjigj: Dijetarët (Allahu Madhëruar i mëshiroftë!) kanë mendime të ndryshme në lidhje me faljen e namazit në drejtim të zjarrit. Prej tyre ka që e kanë urrejtur një gjë të tillë dhe të tjerët nuk e kanë urrejtur këtë. Ata të cilët e kanë urrejtur këtë gjë, e kanë lidhur me faktin se një veprim i tillë është përngjasim me adhuresit e zjarrit. Është e njohur se adhuruesit e zjarrit adhurojnë flakën e zjarrit. Ndërsa ajo që nuk ka zjarr, falja e namazit në drejtim të saj nuk urrehet.
Pastaj njerëzit kanë nevojë për këto ngrohëse për t’u ngrohur në ditët e dimrit. Prandaj nëse ato do vendoseshin pas tyre, atëhere nuk do u arrinte dobia ose do ishte e pakët. E nëse do vendoseshin nga e djathta apo e majta e tyre, ata nuk do kishin dobi prej tyre përveç një pakice të vogël, ata që gjenden pranë tyre (ngohësve). Kështu që nuk mbetet veçse ato të vendosen para tyre (namazlinjve) në mënyrë që të arrihet dobia e plotë prej tyre.
Rregulli i njohur tek dijetarët është se: “Gjërat e papëlqyeshme i bën të lejuar nevoja.”
Ngrohëset në shumicën e rastve nuk gjenden para imamit por janë para xhematit. Kështu që, një gjë e tillë e bën më të lehtë këtë çështje, sepse imami është ai që pasohet. Prandaj dhe sutra e tij është sutër për namazliun.
“Mexhmu fetaua ue rasail” vëll. 12
Përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures el Fatihah në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen