Dijetari i madh Ibn el Kajim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Çdo hadith që përmend agjërimin e muajit Rexheb ose faljen e ndonjë nate të veçantë në të, është gënjeshtër e trilluar.”
📔 “Elmenar el munîf” fq. 96.
Ibn Rexhebi ka thënë: “Nuk ka ardhur asnjë hadith i saktë që të vlejë si argument për virtytin e muajit Rexheb, as për agjërimin e tij, as për agjërimin e ndonjë pjese të caktuar të tij, dhe as për faljen e ndonjë nate të veçantë në të.” “Letaif el mearif” fq. 228.
Ebu Bekr ibn Ebi Shejbe përcjell:
Na ka treguar Ebu Muavije nga el Amesh, nga Ubera, nga Abdurrahman, nga Kharasha ibn el Hurr se ka thënë: “E pashë Omer ibn el Hatabin që i godiste shuplakat e disa njerëzve (për t’i penguar) nga agjërimi i Rexhebit, derisa i detyronte t’i vendosnin duart në ushqim (të hanin), dhe u thoshte: Rexhebi! E ç’është Rexhebi?! Rexhebi ishte vetëm një muaj që e madhëronin njerëzit e injorancës (xhahilijetit), por kur erdhi Islami kjo u la.”
📕 “El Musannef” nr. 9758.
Shejhu i Islamit Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
Sa i përket agjërimit të muajit Rexheb në mënyrë të veçantë, të gjitha hadithet për këtë janë të dobëta, madje të trilluara. Dijetarët nuk mbështeten në asnjë prej tyre. Ato nuk hyjnë as tek hadithet e dobëta që transmetohen në çështjet e virtyteve, por shumica e tyre janë hadithe të trilluara dhe të rreme.
📓 “Mexhmu el fetaua” 25/290.
Përshtati: Fatjon Isufi
Dosje: Muaji Rexheb
Të Ngjashme
- Drejtësia; Themeli i Qëndrueshmërisë së Shoqërisë Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Mashkulli dhe Femra – Vazhdimësia e Njerëzimit Udha e Besimtarëve
- Kur Feja Kthehet në Tifozllëk dhe Fanatizëm Individësh Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Paralajmërimi i shejh AbdulAziz bin Baz nga fitneja e tebdiut dhe texhrihut Dr. Fatmir Strumi
- Prej rregullave dhe dispozitave të kurbanit Dr. Fatmir Strumi