Një nga farzet (detyrimet) e abdesit është larja e duarve nga majat e gishtave deri te bërrylat, madje duhet larë edhe pak më lart se bërryli për t’u siguruar se ai është larë plotësisht.
Allahu i Lartësuar thotë në Kuran:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا قُمْتُمْ إِلَى الصَّلَاةِ فَاغْسِلُوا وُجُوهَكُمْ وَأَيْدِيَكُمْ إِلَى الْمَرَافِقِ وَامْسَحُوا بِرُءُوسِكُمْ وَأَرْجُلَكُمْ إِلَى الْكَعْبَيْنِ
“O ju që besuat! Kur doni të falni namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla; fshijeni kokën tuaj (me dorë të lagur) dhe lani këmbët tuaja deri në kyçe.” (El-Maide: 6)
Ajeti kuranor tregon se katër gjymtyrët që duhen larë apo t’u jepet mes’h janë:
• Larja e fytyrës
• Larja e duarve deri në bërryla
• Mes’hi i kokës (fshirja e saj)
• Larja e këmbëve deri në kyçe
Disa njerëz, duke qenë se i lajnë duart deri te kyçet në fillim të abdesit, mjaftohen me atë larje. Më pas, pasi lajnë fytyrën, e nisni larjen e krahëve vetëm nga kyçet e dorës deri te bërryli, duke e lënë pëllëmbën dhe gishtat pa i larë përsëri.
Dhe pikërisht ky veprim e bën abdesin të pavlefshëm, pasiqë konsiderohet se nuk i larë duart të plota sikurse është urdhëruar në ajetin kuranor, ose më saktë ka larë pjesën nga majat e gishtave deri të kyçet në fillim të abdesit, para larjes së fytyrës, e më pas ka larë pjesën nga kyçet e dorës deri te bërryli, dhe në këtë mënyrë nuk ka respektuar radhitjen e përcaktuar në Kuran.
Marrja e abdesit sipas radhës së përmendur në Kuran është obligim .
Të gjitha hadithet që përshkruajnë abdesin e Profetit (paqja qoftë mbi të) e konfirmojnë këtë radhitje. Nëse kjo radhë cenohet ose gjymtyri nuk lahet i plot në kohën e vet, abdesi konsiderohet i pavlefshëm sipas shumë dijetarëve.
Dosje: abdesi
Të Ngjashme
- Përmendja e Allahut para gjumit Shejh Meshhur Hasen
- Kremtimi i Mevludit: Mes dashurisë për Profetin ﷺ dhe ndjekjes së Sunetit (Kur lënia e diçkaje është pjesë e Sunetit të Profetit ﷺ) Dr. Fatmir Strumi
- Sinqeriteti në Tregti Dr. Behar Hyseni
- Namazi i Personit të Vetëm pas Safit Dr. Fatmir Strumi
- Paralajmërimi nga ndjekja e të metave të njerëzve dhe cënimi i privatësisë së tyre Dr. Behar Hyseni