Prej gjërave më të mira që mund  t’i jepet robit është jeta e gjatë me vepra të mira

• September 29, 2026

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Mos t’a dëshirojë askush prej jush vdekjen; nëse është vepërmirë ndoshta do të shtojë të mirat, e nëse është keqbërës ndoshta do të pendohet”.

(Buhariu)

Dhe në një transmetim tjetër nga Ebu Hurejra Allahu qoftë i kënaqur me të, i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Mos e dëshironi vdekjen dhe mos u lutni për të para se të vijë. Sepse kur ndonjëri prej jush vdes, vepra e tij ndërpritet. Dhe besimtarit nuk i shton mosha e tijë veçse të mira”.

(Muslimi)

Abdullah ibn Busr, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell se një beduin tha:

 “O i Dërguar i Allahut, kush janë njerëzit më të mirë? Ai ﷺ tha:

Ai të cilit i zgjatet jeta dhe i përmirësohen veprat”.

Hadith i saktë.

(Tirmidhiu dhe Ahmedi)

Ubejd ibn Halid es-Sulemiu, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell se:

 “I Dërguari i Allahut ﷺ vëllazëroi dy burra. Njëri prej tyre u vra ( ra shehid), ndërsa tjetri vdiq një javë pas tij përafërsisht.

Ne i falëm namazin e xhenazes dhe i Dërguari ﷺ tha: Çfarë thatë (në lutje)? Ne thamë: U lutëm për të dhe thamë: O Allah, fale atë dhe bashkoje me shokun e tij.

Atëherë i Dërguari ﷺ tha:

Po ku janë namazet e tij krahas namazeve të tij? Agjërimi i tij krahas agjërimit të tij?  Dhe veprat e tij krahas veprave të tij? Mes tyre ka aq dallim sa ka mes qiellit dhe tokës”.

Hadith i saktë.

(Ebu Davudi dhe Nesaiu)

Loading...