Cilat janë shkaqet që e ndihmojnë njeriun të jetë më i durueshëm kundrejt shqetësimeve apo dëmtimeve që me dashje apo pa dashje i shkaktojnë njerëzit?
Dijetari i mirënjohur, shejhul islam Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) ka përmbledhur një numër shkaqesh, të cilat nëse muslimani i zbaton, do ta ketë më të lehtë që të jetë i durueshëm kundrejt shqetësimeve apo dëmtimeve që me dashje apo pa dashje i shkaktojnë njerëzit.
Ndër ato shkaqe, përmendim:
Shkaku i dytë:
Të sjellë ndërmend shpërblimin e madh të cilin Allahu i Madhëruar ua ka premtuar atyre që tregohen të durueshëm dhe falin. Allahu i Madhëruar thotë:
وَجَزَاءُ سَيِّئَةٍ سَيِّئَةٌ مِّثْلُهَا ۖ فَمَنْ عَفَا وَأَصْلَحَ فَأَجْرُهُ عَلَى اللَّهِ ۚ إِنَّهُ لَا يُحِبُّ الظَّالِمِينَ
“Ndëshkimi i të keqes, bëhet në të njejtën masë, mirëpo kush fal e bën pajtim, shpërblimi i tij është te Allahu. Vërtet, Ai nuk i do zullumqarët.” Esh Shura, 40.
Njerëzit, kundrejt padrejtësisë që i’u është bërë, ndahen në tri kategori:
a. Zullumqar, i cili të keqen që ia kanë bërë, e kthen shumfish.
b. Mesatar, i cili ndëshkon aq sa i është bërë dëmi, as më pak e as më shumë.
c. Zemërgjerë (bamirës), i cili, edhe pse ka mundësi të ndëshkojë për padrejtësinë që i është bërë, zgjedh të fali për hir të Zotit.
Në ajetin e mësipërm, janë cekur të treja këto raste:
“Ndëshkimi i të keqes, bëhet në të njejtën mas” – Ky është rasti i atij që tregohet mesatar.
“mirëpo kush fal e bën pajtim, shpërblimi i tij është te Allahu” – Ky është rasti i atij që fal për hir të Zotit.
“Vërtet, Ai nuk i do zullumqarët” – Këtu janë për qëllim ata që ndëshkojnë më tepër sesa u takon haku i tyre.
Vlen të përmendim po ashtu, hadithin në të cilin tregohet se “Ditën e Gjykimit, një thirrës do të thërrasi: ‘Të ngrihen të gjithë ata të cilët kanë shpërblimin e garantuar tek Zoti!’ Dhe nuk ka për t’u ngritur askush tjetër përveç atyre që falnin për padrejtësitë e tyre dhe pajtonin mes njerëzve.”
Hadith i dobët. Shiko librin “Es Silsiletu ed daifeh” me nr 1277.
Nga Ebu Umemete (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Unë ia garantoj një shtëpi në Xhenet atij që e ndërpret polemikën (heq dorë nga zënka), madje edhe nëse ka të drejtë”
Hadith Hasen – I mire. Shiko librin “Sahihu et tergib ue et terhib” vellimi: 6, faqja: 3.
Kështu pra, nëse njeriu sjellë ndërmend shpërblimin e madh të cilin Allahu i Madhëruar ua ka premtuar atyre që ua falin njerëzve gabimin, e ka më të lehtë të bëj durim dhe të falë.
vijon…
Shkaqet që e bëjnë njeriun të jetë i durueshëm
kundrejt shqetësimeve që i shkaktojnë të tjerët
Tekijudin Ahmed Ibën Ibën Tejmije
661 – 728 h
Përshtati në gjuhën shqipe: Edmond AJDINI
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve