Cilat janë shkaqet që e ndihmojnë njeriun të jetë më i durueshëm? Shkaku i shtatë

Cilat janë shkaqet që e ndihmojnë njeriun të jetë më i durueshëm kundrejt shqetësimeve që i shkaktojnë njerëzit? – Shkaku i shtatë

Dijetari i mirënjohur, shejhul islam Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) ka përmbledhur një sërë shkaqesh, të cilat nëse muslimani i zbaton, do ta ketë më të lehtë që të jetë i durueshëm kundrejt shqetësimeve apo dëmtimeve që me dashje apo pa dashje i shkaktojnë njerëzit.

Ndër ato shkaqe, përmendim:

Shkaku i shtatë: ‘Kursimi i kohës dhe energjive’

Nëse njeriu fokusohet tek hakmarrja dhe kërkimi i dëmshpërblimit për dëmin që i është shkaktuar, ka për të harxhuar kohë dhe energji të vyera në shërbim të atij qëllimi. Ai do ta ngarkoj zemrën dhe mendjen së tepërmi, aq sa kjo mund t’i kushtoj shumë më tepër sesa po ta harronte fare dëmin që i është shkaktuar dhe të fokusohej në çështje më të rëndësishme sesa dëshira për t’u hakmarrë dhe kërkimi i dëmshpërblimit.

Nëse njeriu tregohet tolerant dhe falës, zemra dhe mendja e tij do të jenë të qeta dhe të gatshme për punë shumë më të dobishme dhe të frytshme sesa dëshira për t’u hakmarrë ndaj atyre që kanë gabuar kundrejt tij.

vijon…

Shkaqet që e bëjnë njeriun të jetë i durueshëm
kundrejt shqetësimeve që i shkaktojnë të tjerët

Tekijudin Ahmed Ibën Tejmije
661 – 728 h

Përshtati në gjuhën shqipe: Edmond Ajdini