Cilat janë shkaqet që e ndihmojnë njeriun të jetë më i durueshëm? Shkaku i nëntë

Cilat janë shkaqet që e ndihmojnë njeriun të jetë më i durueshëm kundrejt shqetësimeve që i shkaktojnë njerëzit? – Shkaku i nëntë

Dijetari i mirënjohur, shejhul islam Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) ka përmbledhur një sërë shkaqesh, të cilat nëse muslimani i zbaton, do ta ketë më të lehtë që të jetë i durueshëm kundrejt shqetësimeve apo dëmtimeve që me dashje apo pa dashje i shkaktojnë njerëzit.

Ndër ato shkaqe, përmendim:

Shkaku i nëntë: ‘Allahu është me durimtarët’

Ndër shkaqet që e ndihmojnë njeriun të jetë i durueshëm kundrejt shqetësimeve dhe dëmeve që i shkaktojnë të tjerët, është që të sjellë ndërmend faktin se Allahu është me durimtarët; Ai i do dhe i përkrah ata.

Allahu i Madhëruar thotë:

وَاصْبِرُوا ۚ إِنَّ اللَّهَ مَعَ الصَّابِرِينَ

“Bëni durim, se vërtetë Allahu është me durimtarët.” El Enfal, 46.

Në një tjetër ajet, thotë:

وَاللَّهُ يُحِبُّ الصَّابِرِينَ

“Allahu i do durimtarët.” Ali Imran, 146

Çdo njeri të cilit i është bërë ndonjë padrejtësi, le të sjellë ndërmend faktin se Allahu është pranë Tij; është hollësisht i njohur për gjendjen e robit të Tij, dhe është në gjendje t’a largoj të keqen dhe dëmin.

Për Allahun e Madhëruar asgjë nuk është e pamundur, kështu që bëj durim dhe tek Ai shpreso!

vijon…

Shkaqet që e bëjnë njeriun të jetë i durueshëm
kundrejt shqetësimeve që i shkaktojnë të tjerët

Tekijudin Ahmed Ibën Tejmije
661 – 728 h

Përshtati në gjuhën shqipe: Edmond Ajdini