Përmendja e Allahut në mëngjes dhe mbrëmje

Përmendja e Allahut në mëngjes dhe mbrëmje

  1. Ajeti kursij

اللَّهُ لا إِلَهَ إِلا هُوَ الْحَيُّ الْقَيُّومُ لا تَأْخُذُهُ سِنَةٌ وَلا نَوْمٌ لَهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الأرْضِ مَنْ ذَا الَّذِي يَشْفَعُ عِنْدَهُ إِلا بِإِذْنِهِ يَعْلَمُ مَا بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَمَا خَلْفَهُمْ وَلا يُحِيطُونَ بِشَيْءٍ مِنْ عِلْمِهِ إِلا بِمَا شَاءَ وَسِعَ كُرْسِيُّهُ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضَ وَلا يَؤُودُهُ حِفْظُهُمَا وَهُوَ الْعَلِيُّ الْعَظِيمُ

Allahu! Nuk ka të adhuruar tjetër (të denjë) përveç Tij, të Përjetshmit,[1] Mbajtësit të gjithçkaje![2] Atë nuk e kaplon as dremitja, as gjumi![3] Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në tokë.[4] Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai pa lejen e Tij?[5] Ai di gjithçka që ka ndodhur para krijesave dhe gjithçka që do të ndodhë pas tyre,[6] kurse ata nuk mund të përvetësojnë asgjë nga dija e Tij, përveç asaj që do Ai. Kursiju i Tij përfshin qiejt dhe Tokën dhe Atë nuk e lodh ruajtja e tyre (qiejve dhe Tokës). Ai është i Larti, Madhështori”. Hadith autentik.[7]

Ky është ajeti më madhështor i Kuranit të ndershëm, më i mirë dhe më i lartë, dhe kjo për shkak të përmbajtjes së tij prej çështjeve madhështore dhe atributeve të larta të Allahut të Madhëruar. Për këtë arsye kanë ardhur hadithe të shumta që flasin për vlerën e këtij ajeti dhe që nxitin për leximin e tij në mëngjes e në mbrëmje, para fjetjes, pas çdo namazi farz, etj.

Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Shtatë qiejt para Kursijit nuk janë veçse si një unazë e hedhur në shkretëtirë, kurse madhësia e Arshit para Kursijit është si madhësia e asaj shkretëtirë para asaj unaze”.[8]

  1. Sure “El-Ikhlas[9]

بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

قُلْ هُوَ اللَّهُ أَحَدٌ (1) اللَّهُ الصَّمَدُ (2) لَمْ يَلِدْ وَلَمْ يُولَدْ (3) وَلَمْ يَكُنْ لَهُ كُفُوًا أَحَدٌ (4)

Thuaj: Ai, Allahu është Një! Allahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë. As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.” Tri herë. Hadith i mirë (hasen).

  1. Sure “El-Felek”

بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ الْفَلَقِ (1) مِنْ شَرِّ مَا خَلَقَ (2) وَمِنْ شَرِّ غَاسِقٍ إِذَا وَقَبَ (3) وَمِنْ شَرِّ النَّفَّاثَاتِ فِي الْعُقَدِ (4) وَمِنْ شَرِّ حَاسِدٍ إِذَا حَسَدَ (5)

Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit. Prej dëmit të çdo krijese që Ai e krijoi. Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht. Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryejnë nyja. Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron.” Tri herë. Hadith i mirë (hasen).

  1. Sure “En-Nës”

بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ النَّاسِ (1) مَلِكِ النَّاسِ (2) إِلَهِ النَّاسِ (3) مِنْ شَرِّ الْوَسْوَاسِ الْخَنَّاسِ (4) الَّذِي يُوَسْوِسُ فِي صُدُورِ النَّاسِ (5) مِنَ الْجِنَّةِ وَالنَّاسِ (6)

Thuaj: “Mbështetem (mbrohem) me Zotin e njerëzve! Sunduesin e njerëzve. Të adhuruarin e njerëzve, Prej të keqes së cytësit që fshihet. I cili bën cytje në zemrat e njerëzve. Qoftë ai (cytësi) nga xhinët ose nga njerëzit.” Tri herë.

“Kush thotë (lexon) suren “El-Ikhlas” dhe “El-Muauidhetejni” në mëngjes dhe mbrëmje i mjaftojnë atij nga do gjë”. Hadith i mirë (hasen).

أصبحنا على فطرة الإسلام وعلى كلمة الإخلاص ، وعلى دين نبينا محمد ، وعلى ملة أبينا إبراهيم ، حنيفاً مسلماً وما كان من المشركين

  1. Esbahna ala fitratil Islam ue kelimetil ikhlas, ue ala dini nebijjina Muhamedin, ue ala mil leti ebina Ibrahim hanifen muslimen ue ma këne minel mushrikin – E arritëm mëngjesin në natyrshmërinë Islame, në fjalën e sinqertë, në fenë e Profetit tonë, Muhammedit dhe në fenë e babait tonë Ibrahimit, i cili ka qenë besimdrejtë, musliman e nuk ka qenë prej idhujtarëve”. [10]

Në fjalën e sinqertë” d.m.th. fjala la ilahe il-lAllah – Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut.

أصبحنا وأصبح الملك لله والحمد لله، لا إله إلا الله وحده لا شريك له، له الملك وله الحمد وهو على كل شيء قدير، رب أسألك خير ما في هذا اليوم وخير ما بعده وأعوذ بك من شر ما في هذا اليوم وشر ما بعده، رب أعوذ بك من الكسل، وسوء الكِبَر، رب أعوذ بك من عذاب في النار، وعذاب في القبر

  1. Esbahna ue esbahal mulku li-lah, uel-hamdulilah, la ilahe il-lAllahu uahdehu la sherike leh, lehul-mulku ue lehul-hamdu, ue huve ala kul-li shejin kadir. Rabbi es`elukel khajra më fi hëdhël-jeum, ue khajra më badehu, ue eudhu bike min sherri më fi hëdhël-jeum, ue sherri më badehu. Rabbi eudhu bike minel-kesel, ue suuil-kiber. Rabbi eudhu bike min adhabin fin-nar, ue adhabin fil-kabrE arritëm mëngjesin dhe i tërë sundimi i takon Allahut dhe falënderimet janë vetëm për Allahun. Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përve Allahut, i Cili është Një dhe i pashoq. Atij i përket sundimi dhe falënderimi. Ai për do gjë është i Plotfuqishëm. O Zot, unë kërkoj prej Teje mirësinë e kësaj dite dhe mirësinë e asaj që vjen pas kësaj. Kërkoj të më mbrosh nga e keqja e saj dhe e ditëve të tjera pas saj. O Zot, kërkoj mbrojtjen tënde nga përtacia dhe mendjemadhësia. O Zot, më mbro nga dënimi i zjarrit të Xhehenemit dhe dënimi i varrit”.[11]

اللهم بك اصبحنا وبك أمسينا، وبك نحيا، وبك نموت وإليك النشور

  1. Allahumme bike esbahna, ue bike emsejna, ue bike nahja, ue bike nemuut, ue ilejken nushuur – O Allah, me lejen Tënde e arrijmë mëngjesin dhe me lejen Tënde e arrijmë mbrëmjen, me lejen Tënde ngjallemi (jetojmë) dhe me lejen Tënde vdesim. E vetëm tek Ty është ringjallja”.[12]

E në mbrëmje thoshte: “Allahumme bike, emsejna, ue bike esbahna, ue bike nahja, ue bike nemuut ue ilejkel mesir – O Zoti im, me lejen Tënde e arrijmë mbrëmjen dhe me lejen tënde e arrijmë mëngjesin. Me lejen Tënde ngjallemi dhe me lejen Tënde vdesim. E vetëm tek Ti është kthimi”.[13]

اللهم أنت ربي لا إله إلا أنت، خلقتني وأنا عبدك، وأنا على عهدك ووعدك ما استطعت، أعوذ بك من شر ما صنعت، أبُوُء لك بنعمتك علي، وأبوء بذنبي فاغفر لي فإنه لا يغفر الذنوب إلا أنت

  1. Allahumme ente rabbi, la ilahe il-la ente, khalakteni ue ene abduke, ue ene ala ahdike ue ua’hdike mastet’atu eudhu bike min sherri më sanatu ebuu leke bini’metike alejje, ue ebuu bi dhenbi, fagfirli fe innehu la jagfirudh-dhunube il-la ente – O Allah, Ti je Zoti im. Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç teje. Ti më ke krijuar dhe unë jam robi Yt. Do të qëndroj besnik (do e mbaj premtimin e dhënë) ndaj marrëveshjes me Ty me aq sa të mundem. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që kam vepruar. Unë jam mirënjohës ndaj mirësive të Tua ndaj meje, i pranoj mëkatet e mia (që kam vepruar), prandaj, të lutem, më fal, sepse askush nuk i fal mëkatet përveç Teje”.[14]

اللهم إني أسألك العفو والعافية في الدنيا والآخرة، اللهم إني أسألك العفو والعافية في ديني ودنياي وأهلي، ومالي، اللهم استر عوراتي، وآمن روعاتي، اللهم احفظني من بين يدي، ومن خلفي، وعن يميني، وعن شمالي، ومن فوقي، وأعوذ بعظمتك أن أغتال من تحتي

  1. Allahumme inni eselukel `afue uel-afijete fid-dunjë uel-ëkhirah. Allahumme inni eselukel `afue uel afijete fi dini ue dunjaje, ue ehli, ue maali. Allahmmes tur a’uraati ue aamin rauaati. Allahumme hfadhni min bejni jedejje, ue min khalfi, ue an jemini, ue an shimali, ue min feuki, ue eudhu bia’dhametike en ugtëële min tahti – O Allah, kërkoj nga Ty falje dhe shpëtim në këtë botë dhe në Botën Tjetër. O Allah, kërkoj nga Ty falje dhe të më mbrosh në fenë time, në dynjanë time, në familjen time dhe në pasurinë time. O Allah, m’i mbulo të metat (mangësitë) e mia dhe më qetëso në çastet trishtuese. O Allah, më ruaj nga para, nga mbrapa, nga e djathta, nga e majta dhe nga lartë. Dhe mbrohem me madhështinë Tënde që Toka mos të më pëprijë nga poshtë”.[15]

اللهم عالم الغيب والشهادة فاطر السماوات والأرض، رب كل شيء ومليكه، أشهد أن لا إله إلا أنت، أعوذ بك من شر نفسي، ومن شر الشيطان وشِرْكِه، وأن أقترف على نفسي سوءاً، أو أجره إلى مسلم

  1. Allahumme alimel-gajbi uesh-shehadeh fatiras-semëuëti uel-erdi, rabbe kul-le shejin ue melikehu, esh-hedu en la ilahe il-la ente, eudhu bike min sherri nefsi ue sherrish-shejtani ue shirkih, ue en akterife alë nefsi suen eu exhurrahu ilë muslim – O Allah, i Gjithëdituri i të fshehtës dhe të dukshmes. Krijuesi i qiejve dhe i tokës. Zoti i çdo gjëje dhe Sunduesi i saj. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Teje. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja e vetes sime dhe nga e keqja e shejtanit dhe nga ajo që ai (shejtani) shpie në shirk. Kërkoj të më mbrosh që të mos i bëj keq vetvetes e as ndonjë muslimani”.[16]

يا حي يا قيوم برحمتك أستغيث أصلح لي شأني كله ولا تكلني إلى نفسي طرفة عين

  1. Ja hajju ja kajjum birahmetike estegiithu, eslih li shë’ni kul lehu ue la tekilni ila nefsi tarfete ajn – O i Gjallë, i Përjetshëm,[17] o Mbajtësi i gjithçkaje![18] Me mëshirën Tënde kërkoj ndihmë. Përmisoje të gjithë gjendjen time dhe assesi mos më lër të mbështetem në veten time, as sa një hapje të syrit”.[19]

بسم الله الذي لا يضر مع اسمه شيء في الأرض ولا في السماء وهو السميع العليم

  1. “Bismilahil ledhi la jedurru mea ismihi shejun fil erdi ue la fis semai ue huves semiul aliim – Kërkoj mbrojtje me emrin e Allahut nga çdo keqbërës, emër ky që me përmendjen etë cilit nuk të dëmton asgjë në tokë dhe ansjë sprovë që zbret nga qielli. Me të vërtetë Ai është Dëgjuesi, i Gjithëdituri”. Kush e thotë tri herë kur gdhihet dhe tri herë kur ngryset asgjë nuk e godet (dëmton) atë”.[20]

اللهم عافني في بدني، اللهم عافني في سمعي، اللهم عافني في بصري، لا إله إلا أنت

  1. Allahumme aafini fi bedeni, Allahumme aafini fi sem’i, Allahumme aafini fi besari, la ilahe il la ente – O Zot, më jep shëndet në trupin tim. O Zot, më jep shëndet në të dëgjuarit tim. O Zot, më jep shëndet në shikimin tim. Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Teje”. Kjo thuhet tri herë.[21]

اللهم إني أعوذ بك من الكفر، والفقر، وأعوذ بك من عذاب في القبر، لا إله إلا أنت

14 “O Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga kufri (që mos të mohoj), nga varfëria dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga dënimi i varrit. Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Teje”. Tri herë.[22]

  1. Transmetohet nga Xhuvejrijeh radijAllahu anha se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem doli prej saj herët në mëngjes për të falur namazin e sabahut ndërsa ajo qëndronte në vendin e saj të faljes. Pastaj u kthye në kohën e duhasë (paradites) dhe ajo ishte akoma ulur aty. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sle-lem i tha: “Akoma vazhdon të jesh aty ku të lash?” Ajo tha: Po. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sle-lem tha: “Pasi u largova nga ty kam thënë katër fjalë nga tri herë e nëse do të peshoheshin me ato që ke thënë ti ato do të peshonin më shumë. (Ato fjalë janë) “SubhanAllahi ue bihamdihi adede khalkihi, ue rida nefsihi, ue zinete arshihi ue midëde kelimëtihi – I pastër dhe patëmeta është Allahu dhe Atij i takon lavdërimi sa numri i krijesave të Tij, sa të kënaqet Vetja e Tij, sa pesha e Arshit të Tij dhe sa boja që duhet për të shkruar fjalët e Tij”.[23]
  1. Thënia njëqind herë “SubbhanAllahi ue bihamdihسبحان الله وبحمده”. “Kush e thotë njëqind herë kur gdhihet dhe njëqind herë kur ngryset, askush nuk vjen në ditën e Kiametit me diçka më të mirë sesa ky (që thotë këtë) përveç atij që thotë njëjtë si ky apo më shumë”.[24]

لا إله إلا الله وحده لا شريك له، له الملك وله الحمد، وهو على كل شيءٍ قدير

  1. La ilahe il-lAllahu uahdehu la sherike leh, lehul-mulku ue lehul-hamdu ue huve ala kul-li shejin kadir – Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, Një dhe i pashoq. Atij i takon sundimi dhe falënderimi. Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë”.[25]
  2. Thënia “SubhanAllah – سبحان الله” njëqind herë.[26]
  1. Thënia “El-Hamdulilah – الحمد لله” njëqind herë.[27]
  1. Thënia “Allahu Ekber – الله أكبر” njëqind herë.[28]
  1. Thënia: “La ilahe il-lAllah – لا إله إلا اللهnjëqind herë.[29]
  1. Thënia “Estagfirullah ue etubu ilejhi – أستغفرالله وأتوب إليه” njëqind herë në ditë.[30]

رضيت بالله ربا وبالاسلام دينا وبمحمد نبيا

  1. “Radijtu bil-lahi rabben, ue bil-islam dinen, ue bi Muhamedin nebijjen”. Kush thotë kur gdhihet: Radijtu bil lahi rabben, ue bil islam dinen, ue bi Muhamedin nebijjen, unë do e marr prej dore atë derisa ta fus në xhenet”.[31]

أَعُوذُ بِكَلِمَاتِ اللَّهِ التَّامَّاتِ مِنْ شَرِّ مَا خَلَقَ

  1. “Eudhu bikelimati lahi et-tammëti min sherri më khalek – Mbrohem me fjalët e përkryera të Allahut nga e keqja e asaj që ka krijuar”. Tri herë.[32]

Vijon…

 

Përktheu: Unejs Sheme

[1] I Cili zotëron jetë absolute, të përhershme, pa fillim dhe pa mbarim, dhe i Cili gëzon të gjitha cilësitë vetjake absolute që i përshtaten Madhështisë dhe Lartësisë së Tij, të cilat nuk i ngjajnë assesi cilësive të krijesave.

[2] Vet-Ekzistuesi, i Cili mbahet Vetë dhe mban gjithçka që ka krijuar me jetë, furnizim dhe gjithçka që iu nevojitet. Është Ai që gëzon të gjitha cilësitë veprore apsolute që i përshtaten Madhështisë dhe Lartësisë së Tij, të cilat nuk i ngjajnë assesi cilësive të krijesave.

[3] Sepse këto janë cilësi që tregojnë dobësi dhe nevojë, cilësi që i përshtaten krijesave dhe jo Krijuesit të Madhëruar, i Cili zotëron cilësitë e plota dhe absolute, që nuk i ngjajnë atyre të krijesave.

[4] Allahu është Zotëruesi dhe Sunduesi i Vetëm i gjithçkaje që ekziston, dhe Ai nuk ka asnjë shok apo ortak, as në sundim, as në atribute dhe as në adhurim.

[5] Askush nuk mund të ndërmjetësojë tek Allahu për askënd, veçse me lejen e Allahut, dhe kjo leje do të jetë në ditën e Kiametit, kurse në këtë botë askush nuk mund të ndërmjetësojë tek Allahu, qoftë i gjallë apo i vdekur, dhe Allahu nuk pranon ndërmjetës, sepse Allahu thotë: “Kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, (thuaju se) Unë jam afër! I përgjigjem lutjes së lutësit kur më lutet. Ndaj, të më përgjigjen Mua dhe të besojnë tek Unë, që të udhëzohen drejt!” El-Bekare, 186.

[6] Allahu di gjithçka në hollësi me dije absolute, që para krijimit të krijesave dhe se çfarë do të bëjë në të ardhmen, në këtë botë dhe në botën tjetër.

[7] Hadithi i plotë: Transmeton Ubejji bin Kab radijAllahu anhu se ai kishte ven­do­sur disa hurma në një enë, por hurmat pakëso­he­shin. Një natë vendosi t’i ruante ato, kur e pa një krijesë që i ngjante një djaloshi, i cili sapo kishte arritur moshën e pjekurisë. E përshëndeti atë me selam dhe ai ia ktheu. Pastaj e pyeti: Çfarë je ti, xhin apo njeri? Tha: Xhin. Tha (Ubejji): “Ma zgjat dorën” ai ia zgjati dhe dora e tij ishte si putra e qenit dhe qimet e tij ishin si qime qeni. Atëherë xhi­ni i tha se ata ishin të krijuar në këtë formë. Pastaj i tha: “Xhinët e dinë se as­kush nga ata nuk është më i fortë se unë”. Ubejji i tha: “Përse ke ardhur?”. Tha: “Më ka ardhur fjala se ti e do lëmoshën e kështu erdha të marr diçka nga ushqimi yt”. Ubejji e pyeti: “Çfarë na shpëton ne prej jush?”Ai iu përgjigj: ‘Ky ajet që është në suren El Bekare: Allahu la ilahe ila huve el-hajjul kajjum…  Kush e thotë këtë në mbrëmje është i mbrojtur prej nesh deri në agim. Dhe kush e thotë në agim është i mbrojtur prej nesh deri në mbrëm­je.” Kur zbardhi dita Ubejji erdhi tek i Dërguari i Alla­hut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe i tregoi atë që i kishte ndodhur. Atë­herë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Të vërtetën e ka thënë i keqi”. 

[8]Es-Silsiletu es-Sahihah” (109).

[9] Abdullah bin Khubejb radijAllahu anhu ka thënë: Dolëm në një natë me shi’ dhe errësirë të plotë të kërkonim Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem për t’u falur me ne. Dhe e gjetëm atë. Ai tha: “Thuaj!” Unë nuk thashë asgjë. Pastaj tha: “Thuaj!” Unë nuk thashë asgjë. Pastaj tha: “Thuaj!” Thashë: O i Dërguari i Allahut, çfarë të them? Tha: “Kul huvAllahu ehad” dhe “El-muavidhetejni” tri herë në mëngjes dhe në mbrëmjes dhe do të mjaftojnë nga çdo gjë”. “Fjala e bukur” (18) me saktësimin e shejh Albanit (Allahu e mëshiroftë!).

[10]Es-Sahihah” (2989).

[11]Mukhtesaru Muslim” (1894)

[12]Es-Sahihah” (262).

[13] E ka saktësuar shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) në “Sahihu Sunenu Ebi Daud” me nr. (5068), në “Sahihul Xhami” me nr. (353 – 354) dhe në “Es Sahihah” me nr. (262 – 263). E ka bërë të mirë (hasen) sipas kushtit të Muslimit shejh Mukbili (Allahu e mëshiroftë!) në “El Xhamiu es Sahih mima lejse fi es Sahihajn” (2/532).

Ndërsa hadithi që transmetohet nga Enes bin Malik radijAllahu anhu ku thuhet: “Kush e thotë këtë lutje katër herë kur gshihet dhe kur ngryset e liron Allahu atë nga zjarri.” Nuk saktësohet. Lutja është kjo: “Allahumme inni asbahtu ush-hiduke, ue ush-hidu hamelete arshike, ue melëiketek, ue xhemia khalkike, enneke ente Allahu la ilahe il-la ente uahdeke la sherike lek, ue enne Muhammeden  abduke ue rasuluke – O Allahu im, u gdhiva (e arrita mëngjesin) dhe dëshmoj për Ty dhe mbajtësit e Arshit Tënd, engjëjt e Tu, dhe të gjitha krijesat Tua, se me të vërtetë Ti je Allahu (i vetëm). Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Teje. Ti je i vetëm dhe i pashoq. Dëshmoj se Muhammedi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është rob dhe i dërguar i Yt. (4 herë). Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) ka gjykuar se është daif (i dobët) në librin “Fjala e bukur” më nr. (25).

[14]Kush e thotë këtë dua kur gdhihet duke qenë i bindur dhe vdes në këtë ditë, do futet në Xhenet. E kush e thotë këtë në mbrëmje- duke qenë i bindur në të- dhe vdes atë natë, do të futet në Xhenet”. “Mukhtesarul-Bukhari” (2420), “Es Sahihah” me nr. (1747) dhe “Sahihu Sunenu Ebi Daud” me nr. (5070).

[15]Sahihu et-Tergib”. (665)

[16] “Fjala e bukur” (21), “Sahihu Sunenu Ebi Daud” me nr. (5067) dhe në “Es Sahihah” me nr. (2753). Ebu Bekr es-Sidiku radijAllahu anhu ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Thuaj kur të gdhihesh dhe kur të ngrysesh: “….” Hadithi. Kjo lutje, gjithashtu, thuhet dhe para se te flesh. Po ashtu kjo ka ardhur dhe prej hadithit të Ebu Malik el-Eshari. Shih “Es Sahihah” me nr. (2763).

[17] I Cili zotëron jetë absolute, të përhershme, pa fillim dhe pa mbarim, dhe i Cili gëzon të gjitha cilësitë vetjake absolute që i përshtaten Madhështisë dhe Lartësisë së Tij, të cilat nuk i ngjajnë assesi cilësive të krijesave.

[18] Vet-Ekzistuesi, i Cili mbahet Vetë dhe mban gjithçka që ka krijuar me jetë, furnizim dhe gjithçka që iu nevojitet. Është Ai që gëzon të gjitha cilësitë veprore apsolute që i përshtaten Madhështisë dhe Lartësisë së Tij, të cilat nuk i ngjajnë assesi cilësive të krijesave.

[19]Sahihu et-Tergib uet-Terhib” (661)

[20]Sahihu Sunenu Ebi Daud” me nr. (5088) dhe në “Sahihu Sunenu Et Tirmidhi” me nr. (3388).

[21]Sahihu Sunenu Ebi Daud” me nr. (5090). Shejh Abani (Allahu e mëshiroftë!) e ka bërë të dobët (daif). Shih “Daiful-Xhami” me nr. (1210). Por fjala e fundit e shejhut (Allahu e mëshiroftë!) është se ky hadith arrin gradën hasen (i mirë)

[22]Sahihu Sunenu Ebi Daud” me nr. (5090).

[23]Es-Sahihah” (2156).

[24]Mukhtesaru Muslimi” (1903) dhe “Sahihu Ebi Daud” (5091)

[25] Dhjetë herë: Transmetohet nga Ibën Abasi radijAllahu anhu se: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush thotë këtë në mëngjes ka shpërblimin sikur të ketë liruar një rob nga bijtë e Ismailit, i shkruhen atij dhjetë të mira, i fshihen dhjetë të këqija, ngrihet dhjetë shkallë dhe është i mbrojtur këtë ditë nga e keqja e shejtanit derisa të ngryset. Kush e thotë këtë lutje në mbrëmje ka të njëjtin shpërblim deri sa të gdhihet”.Sahihu et-Tergib” (656) dhe “Sahihu et-Tirmidhi” (5077).

Njëqind herë: “Kush e thotë këtë njëqind herë në ditë ka shpërblimin sikur të ketë liruar dhjetë robër, i shkruhen atij njëqind të mira, i fshihen njëqind të këqija dhe është i mbrojtur këtë ditë nga e keqja e shejtanit derisa të ngryset. Akush nuk ka vepruar më mirë sesa ky person përveç atij që e ka thënë më shumë këtë”. Buhariu dhe Muslimi.

[26]Sahihu et-Tergib” (658).

[27]Sahihu et-Tergib” (658).

[28]Sahihu et-Tergib” (658).

[29] Hadithi: Transmetohet nga Asim bin Behdeleh, nga Ebu Salih, nga Ummi Hani’ bint Ebi Talib të ketë thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kaloi pranë meje dhe thashë: Jam plakur dhe dobësuar- apo siç ka thënë ajo- prandaj më urdhëro me një punë që mund ta bëj duke qenë ulur.

Tha: “Thuaj SubhanAllah njëqind herë është për ty sikur që t’i lirosh njëqind robër nga bijtë e Ismailit, thuaj “el-hamdulilah” njëqind herë është sikur të përgatitësh njëqind kuaj me shala dhe frerë për luftë në rrugë të Allahut, thuaj Allahu Ekber njëqind herë është sikur t’i therësh njëqind kurbane të mëdhenj e t’i pranojë Allahu ato dhe thuaj”La ilahe il-lAllah njëqind herë”. Transmetuesi thotë mendoj të ketë thënë: Mbush çfarë ka në mes qiellit dhe tokës. Askujt nuk i ngrihet atë ditë punë më e mirë përveç atij që ka vepruar njëjtë si ti”. Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Zixhiri i hadithit është i mirë”. “Es-Sahihah” (3/303) nr.1316

[30]Es-Sahihah” (1600).

[31]Es-Sahihah” (2686) dhe “Ed-Daifeh” nën hadithin me nr. (5020).

[32] “Mukhtesaru Muslim” (1453) dhe “Sahihu et-Tirmidhi” (3604/م). Shënim me rëndësi: Nga Ebu Derdaja përcillet se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush dërgon salavat për mua dhjetë herë kur gdhihet dhe dhjetë herë kur ngryset, do ta arrijë ndërmjetësimi im Ditën e Gjykimit.” Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) në “Es-Silsiletud-daifeh” (5788) dhe “Daifut-terghib uet-terhib” (396) ka thënë: “I dobët.”

Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) fillimisht e ka konsideruar të mirë (hasen) këtë hadith në “Sahihul xhami’” (6357), por pastaj është kthyer nga kjo dhe e ka dobësuar hadithin, siç e përmendëm më sipër. Shejhu përmend se shkaku i konsiderimit të mirë nga ana e tij i këtij hadithi, ishte kopja e deformuar e librit “Xhelaul efham”, tek e cila ai ishte bazuar. Këtë hadith e ka përmendur autori i librit: “Mburoja e muslimanit” në kapitullin “Dhikri i mëngjesit dhe i mbrëmjes” dhe është bazuar në saktësimin e tij tek Hejthemiu dhe saktësimi (i parë) i shejh Albanit. Por, ne sqaruam se hadithi ka dobësi për shkak të shkëputjes së zinxhirit të transmetimit dhe përmendëm se shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) është tërhequr nga saktësimi i tij.

ThëniaHasbijAllahu la ilahe il-la huve alejhi teuek-keltu ue huve rabbul-arshil-adhim” shtatë herë në mëngjes dhe në mbrëmje nuk saktësohet. Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) e ka bërë të dobët (daif). Shih “Daifu Ebi Daud”