Lëvdatat i takojnë vetëm Allahut.
Arsyet që çojnë në pakësimin e besimit janë:
Shkaku i parë: Injoranca rreth emrave dhe cilësive të Allahut është shkak i pakësimit të besimit. Nëse njeriut i mungon njohuria rreth emrave dhe cilësive të Allahut, atëherë kjo çon në pakësimin e besimit.
Shkaku i dytë: Mos meditimi në argumentet e Allahut, qofshin këto argumente sa i takon university, apo fakteve fetare. Edhe kjo mospërfshirje, çon në dobësimin e besimit, ose më e pakta nuk çon në shtimin e tij.
Shkaku i tretë: Kryerja e gjynaheve. Gjynahet kanë ndikim të madh në zemrën dhe besimin e njeriut, për këtë i dërguari i Allahut (paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Imorali kur kryen imoralitet, ai nuk është më besimtarë”. Hadithi.
Shkaku i katërt: Braktisja e adhurimeve. Mos kryerja e adhurimeve është shkak për dobësimin e besimit. Nëse ai ashurim është prej adhurimeve obligative, atëherë mos kryerja pa arsye, e pakëson besimin dhe besimtari qortohet dhe dënohet për mos kryerjen e tij. E nëse është prej adhurimeve jo obligative, apo prej atyre që janë obligative porse ka arsye për mos kryerjen e tyre, besimi i tij pakesohet edhe pse personi nuk qertohet për këtë.[1]
[Mexhmuatu fetava Muahmed Salih El Uthejmin: 1/52].
Përktheu Ylli Rama
[1] Siç është rasti i gruas me mestruacione, e cila nuk falet për këtë arsye, por që mosangazhimi në adhurime mund ta dobësojë në besim.