6 parimet që çdo musliman dhe muslimane e ka detyrë njohjen e tyre?

Parathënia e shkëlqesisë, myftiut të përgjithëshëm të mbretërisë

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimet i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve. Paqja dhe bekimet e Tij qofshin për Profetin tonë Muhamedin, për familjen e tij dhe të gjithë shokëte tij.

E në vazhdim!

E lexova librin “Irshadul-Enam ila usul ue muhemat din el-Islam” që e ka përgatitur Dr. Umer bin Abdurrahman el-Umer. Dhe pse është libër i përmasave të vogla ai përbëhet nga ështje të rëndësishme që ka të bëjë me temat e teuhidit dhe akides së pasuesve të sunetit dhe xhematit. Duke e shoqëruar këtë -me përmendjen në formë përmbledhëse- me dispozitat e abdesit, namazit, zekatit, agjërimit dhe haxhit.

Ai e ka shkruar një libër të dobishëm përsa i përket llojit të vet duke e ndërtuar atë në formë pyetje-përgjigje me shprehje të lehta. Në mënyrë që të jetë sa më i lehtë leximi dhe kuptimi i tij për lexuesin. Do ishte diçka shumë e mirë që ky libër të përkthehej dhe në gjuhë të tjera me qëllim që të përfitojë prej tij dhe ata që nuk e flasin (dinë) gjuhën arabe.

Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin për Profetin tonë Muhamedin!

Ue alejkumus-selam ue rahmetullahi ue berakatuh!

Myftiu i përgjithshëm i mbretërisë së Arabisë Saudite.

Kryetari i dijetarëve të mëdhenj dhe

kryetari i përgjithshëm i komisonit për studime shkencore dhe fetva

Abdulaziz bin Abdullah bin Muhamed Al esh-Shejkh

Parathënia e shejhut Dr. Salih bin Feuzan el-Feuzani

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimet i përkasin vetëm Allahut. E në vazhdim!

E shfletova broshurën e shejh Umer bin Abdurrahman el-Umer me titull “Irshadul-Enam ila usul ue muhemat din el-Islam” dhe e gjeta atë shumë të dobishme edhe pse është shkruar në formë përmbledhëse. Allahu ia shpërbleftë me të mira dhe bëftë dobi me të!

Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin për Pprofetin tonë Muhamedin,

për familjen dhe shokët e tij!

Shkroi:

Salih bin Feuzan el-Feuzani

Anëtar i dijetarëve të mëdhenj

10/2/1437

Tema: Tri parimet

Pyetja 1. Cilat janë tri parimet që çdo musliman dhe muslimane e ka detyrë njohjen e tyre?

Tri parimet që çdo musliman dhe muslimane e ka detyrë njohjen e tyre janë:

  1. Njohja nga ana e robit Zotin e tij.
  2. Njohja nga ana e robit e fesë së tij.
  3. Njohja nga ana e robit të Profetit të tij Muhamedit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

Pyetja 2. Kush është Zoti yt?

Zoti im është Allahu i Cili përkujdeset për mua dhe për të gjithë krijesat me mirësitë e Tij. Ai është i Adhuruari im dhe unë nuk kam të adhuruar tjetër përve Tij.

Pyetja 3. Me farë gjërash e njohje Zotin tënd?

Zotin tim  e njoha me anë të argumenteve dhe krijesave të Tij. Prej argumenteve të Tij janë: nata, dita, dielli dhe hëna. Ndërsa prej krijesave të Tij janë shtatë qiejt, shtatë tokat dhe çfarë ka në brendësi të tyre dhe ndërmjet tyre.

Pyetja: 4. Cila është feja jote?

Feja ime është Islami. Islami është dorëzimi ndaj Allahut me teuhid (duke e njësuar dhe veçuar Atë më adhurim), nënshtrimi ndaj Tij me bindje dhe largimi prej idhujtarisë dhe idhujtarëve.

Pyetja: 5. Kush janë shkallët e fesë?

Shkallët e fesë janë tri:

  1. Islami
  2. Besimi
  3. Ihsani.

Pyetja: 6. Kush është Profeti yt?

Profeti im është Muhamedi i biri Abdullahut i biri i Abdulmutalibit i biri i Hashimit. Hashimi është nga kurejshët, kurejshët janë prej arabëve, ndërsa arabët janë prej pasardhësve të Ismailit të birit të Ibrahimit të dashurit të Allahut. Për të dhe për Profetin tonë qofshin paqja dhe bekimet më të mira!