Mësime dhe dobi të përfituara nga surja Ed Duha

November 3, 2023

Një nga suret e Kuranit që zbriti në zemrën e Profetit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke e qetësuar, duke ja larguar dhimbjet, dhe duke futur në shpirtin e tij sigurinë ishte surja ed Duha.

Për një kohë shpallja u ndal, duke mos zbritur asnjë ajet tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kështu ata që prisnin fjalën e tij dhe i shtuan dyshimet tek ai, atëhere Allahu i Madhërishëm i zbriti atij këtë sure duke thënë: “Betohem në shkëlqimin e paradites dhe në natën kur terret e qetësohet, se Zoti yt nuk të ka braktisur e as nuk të urren (o Muhamed)! ” (Ed-Duha 1-3)

Kjo sure ngriti lart moralin e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke treguar dashurinë dhe afrimitetin e Zotit me të dhe vlerën e tij tek Ai; “Zoti yt nuk të ka braktisur e as nuk të urren (o Muhamed)! ” (Ed-Duha 3)

Na tregon se si Zoti qetëson një zemër që është lidhur me të sepse Ai nuk e largon një njeri që ka lidhur zemrën e tij me Zotin, por do ta afrojë atë më afër Vetes, do ta mbrojë atë, do ta lartësojë çështjen e tij dhe do të japë zgjidhën për të.

Këto ajete i drejtohen të dërguarit të Allahut, sikurëse i drejtohet çdo besimtari dhe besimtareje që ka qenë i sinqertë me Zotit, dhe ka mbjellur në zemrën e tij ndjenjat e dashurisë për Zotin, afrimitetin me Të dhe të qenurit nën shoqërinë e Tij në vazhdimsi. Duke përfituar kështu lumturinë, kënaqsinë dhe ëmbëlsinë e besimit. Allahu i Madhërishëm në një hadith Kud’si, thotë: “ Dhe vazhdon robi Im që të më afrohet me vepra vullnetare deri sa ta dua atë, nëse e dua atë, atëhere Unë do të jem dëgjimi i tij me të cilin ai dëgjon, shikimi i tij me të cilin ai shikon, dora e tij me të cilën ai prekën, dhe këmba e tij me të cilën ai ecën. Nëse më kërkon diçka do t’ia jap, e nëse më kërkon mbrojtje do ta mbroj atë.”

Më pas Allahu i thotë: “Natyrisht, jeta e ardhshme për ty është më e mirë se kjo jetë,” (Ed-Duha 4) Vërtetë përfundimi i çdo çështje që lidhet me ty është më i mirë se fillimi i saj. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, vazhdonte duke u ngritur në gradë të larta, Allahu i Madhërueshëm ja forconte më shumë fenë e tij, e ndihmonte dhe rregullonte gjendjen e tij deri në momentet e fundit të kësaj bote. Çdo ditë që kalonte nga jeta e tij Allahu i Madhërueshëm i shtonte atij krenari pas krenarije, triumf pas triumfi, mbështetje pas mbështetjeje, deri sa i shikoj: “dhe t’i shohësh njerëzit duke hyrë në fenë e Allahut grupe-grupe,” ( En-Nasr 2)

“Natyrisht, jeta e ardhshme për ty është më e mirë se kjo jetë,” në të gjitha caktimet e Zotit.

Zoti i Madhërishëm e di se i dërguari i Tij është i ditur se jeta e ardhshme për të është më e mirë se kjo jetë, sepse ai është që ka thënë: “ Allahu i Madhërishëm thotë, “Kam përgatitur për robërit e Mi të mirë, Salihinët, atë çfarë syri se ka parë, veshi se ka dëgjuar dhe as qe i ka shkuar nëpër mend njeriut.” Sikurëse ai është që ka thënë: “Vërtetë një vend i vogël sa kamxhiku në xhenet është më i mirë se e gjithë bota dhe çfarë ka në të.”

Në momentet kur ai u sëmur ju dha mundësija që të zgjedhi nëse mes të vazhduarit të jetonte akoma dhe ndarjes nga kjo botë për në botën tjetër, tek Zoti, e ai zgjodhi botën tjetër.

Çdo njëri që posedon mendje të shëndoshë e di se bota tjetër është më e mirë se kjo botë, sepse kjo botë është kalimtare, e përkohshme; “ Çdo gjë që është në Tokë, do të zhduket, e do të mbetet vetëm Fytyra (Qenia) e Zotit Tënd, plot Madhëri dhe Nderim.” (Er-Rahman 26-27) Kuptimi i qartë i këtyre ajeteve e shtyn muslimanin që të përmirsojë besimin e tij, të rregullojë veprat e tij, të përsosi qëndrimin e tij dhe të investojë në kohën e tij dhe ta shfrytëzojë atë.

“ e, sigurisht që Zoti yt do të të japë ty, sa të jesh i kënaqur.” (Ed-Duha 5)

Ky ajet lexohet në të gjitha kohërat dhe momentet dhe me të qetësohen zemrat, duke treguar vendin e atij që i dhurohet dhe vendin e tij tek Dhuruesi, Zoti. E ajo në kuptimin e saj ajo është dhurim, dhe sa i dobishëm është dhurimi nga Dhuruesi që nuk e thyen premtimin e Tij. Nuk ka mirësi më të madhe, pas dhurimit të Tij, dhe nuk ka kufi për shpërblimin dhe mirësinë e Tij.

Allahu i Madhërishëm i ka dhuruar në këtë botë një vend të ngritur. Allahu i Madhërishëm ka përmbyllur me të dërguarin tonë dërgesat, mesazhet hyjnore, të Tij në këtë botë, duke e bërë umetin e tij nga popujt më të mirë. Sikurëse libri i Tij i zbritur tek ai, Kurani libri më i mirë, legjislacioni, sheriati i Tij më i miri legjislacion. Nderoi shokët e tij, gratë e tij, duke ju dhuruar atyre mirësi të cilat nuk mund të arrihen. Allahu i Madhërishëm i është drejtuar atij duke i thënë: “Qoftë i lartësuar Ai, i Cili, nëse do, mund të të japë gjëra më të mira se këto, kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe të bëjë për ty pallate.” ( El-Furkan 10)

Allahu i Madhërishëm i ka dhënë atij mundësinë e ndërmjetsimit për njerëzit që janë në një pozicion, të bllokuar, deri sa ti shpëtojë ata dhe ndërmjetsim për banorët e xhenetit deri sa të hynë në të.

“A nuk ishe jetim e Ai të dha strehë? A nuk të gjeti të paditur (për Islamin) e të udhëzoi? A nuk ishe nevojtar e të bëri të mos ia kesh nevojën askujt?” (Ed-Duha 6-8)

Sikurse Allahu e mbështeti duke qenë jetim, dhe e udhëzoi atë me shpallje, e pasuroi me çdo gjë që i mjaftonte atij në të gjitha momentet dhe stacionet e jetës së tij. Allahu i Madhërishëm e pasuroi atë me edukimin e tij nga Ebu Talib. Kur mbaroi mundësia e Ebu Talibit, Allahu e pasuroi, mbështeti atë me pasurinë e Hatixhes. Kur përfundoi dhe pasurija e sajtë, Zoti e pasuroi, mbështeti atë me pasurinë e Ebu Bekrit. E kur dhe kjo përfundoi e urdhëroi atë për emigrim duke e pasuruar atë me përkrahjen e Ensarëve.

Vërtetë këto mirësi të cilat i dhuroi Allahu i Madhërishëm mbi dërguarin e Tij, nëse ndalon dhe mediton në to ai që është i shqetësuar dhe ka rënë mbi të ndonjë fatkeqsi, që është përballur në rrugën e tij me ngushtësi dhe sprova, këto ajete i hapin atij perspektiva optimizmi, dhe shpresa të mëdha. Sikurëse e ngarkon atë me vendosmëri dhe shpresë, duke e ftuar që të refuzojë dëshpërimin, heshtjen dhe gjurmët e dështimit, dhe përpjekjet në rrugën dhe jetën e tij. Mëshira dhe Bujaria e Zotit nuk ka kufi.

“Prandaj, mos e shtyp jetimin, lypësin mos e largo me ashpërsi.” (Ed-Duha 9-10) Këto ajete na këshillojnë për një jetë të drejtë ku në bazë të saj është solidariteti dhe dhembshuria mes njëri-tjetrit. Është thirrje për të gjithë ata të cilëve Allahu i Madhërueshëm ju ka dhuruar prestigj pasi që nuk ishin asgjë, dhe i mbështeti pasi qi ishin të dobët dhe ndoshta jetim, i bëri të pasur pasi që ishin të varfër, që të jetë falenderues për mirësitë që u ka dhuruar Zoti. Prandaj mos e shtyp jetimin, mos e përbuz dhe ta braktisësh atë, por sillu mirë me të dhe ji i butë me të. Me njerëzit e dobët mos u trego i ashpër, tiran, mendjemadh, dhe i pasjellshëm. Të varfin trajtoje me dhembshuri, mëshirë dhe butësi.

“ dhe mirësitë e Zotit tend tregoi!” (Ed-Duha 11)

Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë. Zoti na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tij. Zotit i kërkoj falje. Zotit kërkoni falje me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.

Hytbeja e dytë

“dhe mirësitë e Zotit tënd tregoi!” (Ed-Duha 11)

Ktheju faqeve të jetës tënde që të shikosh mirësitë e Zotit ndaj teje që nga momentet që nuk ishe asgje deri sa u bëre diçka që përmendesh.

Mirësitë e Zotit janë në çdo lëvizje dhe çdo frymëmarrje, mirësia e lumturisë dhe e udhëzimin, mirësia e shëndetit dhe sigurisë, mirësia e dëgjimit dhe e shikimit, mirësia e pasurisë dhe e pasardhësve, trashigimtarëve. Mirësia e gjumit të qetë dhe e të zgjuarit normal.

Mirësitë e Zotit janë nga koka jote gjerë në fund të këmbëve tuaja. Prandaj merri parasyshë, medito në mirësitë e Zotit që të ka dhuruar, diellin e hënën, lumenjt dhe detet, pemët dhe kafshë, natën dhe ditën. Merr parasyshë, medito në mirësitë e Zotit dhe për ato mirësi fto në rrugë të Zotit, me anë të bindjes, njohjes, nënshtrimit dhe besnikrisë, mbajtjes së fjalës, me qëllim që të kuptosh mirësitë e Tij, dhe të njohësh drejtësinë e Tij.

Kështu Ai të ndryshon gjendjen tënde nga nga neglizhenti dhe i pavëmendëshmi në të bindur dhe i nënshtruar ndaj Tij, nga ai që lë mangut në falenderues. Falenderon Zotin me fjalë dhe me vepra me zemër dhe me trup, dhe i shijon këto mirësi në atë që ka lejuar dhe obliguar Allahu i Madhërishëm ne fenë e Tij.

Dosje:

Loading...