Bëhu argjendar librash

May 7, 2025

💎 Bëhu argjendar librash

Nganjëherë disa të rinj magjepsen pas një autori të caktuar. Dhe sa herë që ky autor publikon diçka, ata menjëherë e blejnë librin. Kështu, krijojnë një lloj fanatizmi ndaj këtij autori. Kur isha në shkollën e mesme, lexova një libër të Abbas El-Akkad-it dhe më pëlqeu si libër.

Më pëlqeu stili i Akkad-it, sepse stili i tij është i fortë dhe i thellë në analizën e informacionit dhe idesë.

Kështu që fillova të lexoja librat e Akkad-it. Pa e ekzagjeruar, vëllezër, i kam lexuar të gjjthë librat e Akkad-it, gjithçka që kishte botuar shtypshkronja Sharif Al-Ansari në atë kohë. Kjo ishte shtëpia botuese e vetme që publikonte librat e Abbas El-Akkad-it jashtë Egjiptit.

Emri i saj ishte dukshëm “Dar Al-Nahda Al-Arabia”, pronë e Muhammed Sharif Al-Ansari.

Gjithçka që ajo botoi nga librat e Akkad-it, unë e kam lexuar.

Besoj se numri i tyre arrin deri në shtatëdhjetë tituj, ose pak më pak.

Por, a jam i lumtur që kam humbur gjithë ato kohë duke lexuar librat e Akkad-it?

Në atë kohë, isha aq i dhënë pas Akkad-it saqë i kundërshtoja të tjerët për të. Nëse dikush më thoshte ndonjë gjë për të, thoja: jo!

E mbroja Akkad-in me forcë.

Por kur njeriu fillon të vetëdijesohet, fillon pyet veten: A i’a vlente vallë të lexoheshin gjithë ata libra?

Këto shtatëdhjetë libra – ku disa prej tyre janë volume si libri i tij “Ditari i Akkad-it”, në 4 volume. Ka edhe librin “Orë mes librave”, librin “Mes librave dhe njerëzve”.

Vërtet, Akkad-i meriton të lexohet, por jo të gjithë librat e tij ia vlejnë të kalosh gjithë atë kohë me to.

Prandaj, jo çdo libër duhet lexuar. Ka libra që të mjafton vetëm parathënia. Ka libra që të mjafton vetëm përmbajtja (indeksi).

Ka libra ku thjesht shikon përmbajtjen dhe zgjedh një apo dy kapituj — kapitujt që i sheh më të rëndësishëm për ty.

Nuk është çdo libër për t’u lexuar nga faqja e parë deri te e fundit.

Mos e humb kohën duke menduar se çdo libër duhet lexuar nga fillimi deri në fund.

Bëhu si një argjendar për librat. Mëso të dallosh. Hap përmbajtjen dhe thuaj: ky kapitull, ky dhe ky më interesojnë. Pjesët e tjera jo.

Lexo pjesët që të interesojnë.

Ose pjesët më të rëndësishme.

Sepse zakonisht kapitulli i parë është hyrje, i dyti një paraqitje e përgjithshme…

Këto gjëra hyrëse, ndoshta ti, nëse je lexues i rregullt, i ke hasur më parë në burime të tjera ose ndoshta i ke mësuar tashmë.

Për shembull, nëse lexon një libër për mënyrat e të menduarit…

Parathënia do të flasë për mendimin, për rrugët e filozofëve në të menduar, etj.

Këto do t’i gjesh më vonë diku tjetër.

Shko direkt te thelbi — përgjigjja për pyetjen për të cilën e ke blerë librin.

Sepse ajo është çështja më e rëndësishme për ty.

Ka libra që vërtet duhen lexuar nga fillimi deri në fund, pa diskutim.

Libra që nga faqja e parë deri te e fundit do të të japin përgjigje për pyetjet që ke dhe do të të pasurojnë. Por nuk janë të gjithë librat të tillë!

Dr. Muhammed Es-Seidi

Dosje:

Loading...