📋 | Sundimi i përditshmërisë dhe vartësia e vitit!
Ai që nuk arrin të menaxhojë me sukses ditën e tij, nuk do të arrijë të menaxhojë me sukses javën e tij. Dhe ai që dështon në menaxhimin e javës së tij, nuk do të ketë sukses në menaxhimin e muajit të tij, e lëre më të vitit të tij. Fillimi i arritjes së shkallëve të larta në dituri dhe vepra nis me rregullimin e ritmit të jetës tënde të përditshme, jo thjesht me vizatimin e imazheve ideale për një vit, dy vite, apo për jetën si tërësi.
Pamjet e mëdha dhe të largëta kanë një shkëlqim që e mashtron njeriun, duke i krijuar atij iluzionin e arritjes. Ndërsa arritjet e përditshme kanë një barrë të madhe të përkushtimit, lodhjes, kontrollit të vetvetes, edukimit të saj dhe përballimit të epsheve dhe dëshirave të saj. Prandaj shumë njerëz priren drejt planeve vjetore, por dështojnë në menaxhimin e ditës së tyre!
Nëse dëshiron ta reformosh veten në mënyrë të vërtetë, në atë mënyrë që të të sjellë dobi në fenë dhe dynjanë tënde, gjëja e parë me të cilën duhet të fillosh është: të rregullosh ditën tënde!
Kjo arrihet duke përcaktuar orare të përditshme për fushat e jetës tënde që dëshiron t’i përmirësosh, dhe pastaj të përmbahesh ndaj këtyre orareve me përkushtim të rreptë, pa ndonjë shkelje. Pastaj merre në llogari veten për këtë përkushtim, derisa ta mësosh me arritje të përditshme në fusha të ndryshme.
➰ Shembuj praktik (për sqarimin e idesë) por jo kufizues:
🔸 Përkushtohu një orë në ditë për përvetësimin e diturisë dhe njohurive.
🔸 Përkushtohu gjysmë ore në mëngjes dhe gjysmë ore në mbrëmje për leximin e dhikreve të tua.
🔸 Përkushtohu gjysmë ore në ditë për ecje ose ndonjë sport të mundshëm.
Kur të kesh përcaktuar këto standarde të përditshme për arritjet, do të të jetë më e lehtë ta marësh në llogari veten, ta vëzhgosh atë, të njohësh përparimin apo vonesën dhe ta qortosh atë kur të tregohet neglizhente.
Nëse nuk arrin të rregullosh ditën tënde, mos e mashtro veten me shkëlqimin e planeve madhështore vjetore, sepse standardi i vërtetë i sinqeritetit të planeve tona dhe i qëllimeve tona të mira është ajo që arrijmë gjatë ditës dhe natës sonë.
✍ Dr. Fejsal bin Turkij
Përshtati: Fatjon Isufi
Dosje: Menaxhimi i Kohës
Të Ngjashme
- Kjo ‘këshillë’ më ka kushtuar 20 vite Udha e Besimtarëve
- Bëhu argjendar librash Udha e Besimtarëve
- Kështu e shtrembërojnë filmat e Hollivudit imazhin e arabëve dhe myslimanëve Udha e Besimtarëve
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër