Besimtari midis veprave të mira dhe mëshirës së Allahut
Besimtari, sado vepra të mira të kryejë, nuk mbështetet tek ato, por shpreson në mëshirën e Allahut.
Ai shpreson që Allahu t’ia pranojë veprat që ka bërë dhe t’ia falë gjynahet.
Allahu i përshkruan besimtarët e sinqertë duke thënë:
{إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَٱلَّذِينَ هَاجَرُواْ وَجَٰهَدُواْ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ أُوْلَٰٓئِكَ يَرۡجُونَ رَحۡمَتَ ٱللَّهِۚ وَٱللَّهُ غَفُورٞ رَّحِيمٞ}
“Vërtet, ata që besuan, ata që u shpërngulën dhe luftuan në rrugë të Allahut, pikërisht ata shpresojnë në mëshirën e Allahut. Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.” (El-Bekare: 218)
Vihet re se Allahu nuk ka thënë: (ata e kanë merituar mëshirën e Allahut), por ka thënë: (ata shpresojnë në mëshirën e Allahut).
Edhe pse këto janë veprat më madhështore – besimi, hixhreti dhe xhihadi – përsëri, shpëtimi i tyre nuk lidhet me to, por me mëshirën e Allahut.
I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Askush nuk do të hyjë në Xhenet për shkak të veprave të tij.”
Sahabët e pyetën: “As ti, o i Dërguari i Allahut?”
Ai tha: “As unë, përveç nëse më përfshin Allahu me mëshirën dhe mirësinë e Tij.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).
Ky hadith tregon qartë se veprat janë të domosdoshme dhe shkaku për hyrjen në Xhenet, por vetë ato nuk janë të mjaftueshme.
Besimtari – sado i devotshëm e i mirë të jetë – nuk mund ta shpaguajë me to mirësinë dhe begatitë e Allahut, as nuk mund ta fitojë vetëm me to shpëtimin e përjetshëm.
Hyrja në Xhenet nuk është e mundur pa mëshirën dhe mirësinë e Allahut të Lartësuar.
Dr. Fatmir Strumi

Dosje: Besimtari
Të Ngjashme
- Shpjegimi i librit “Mburoja e Muslimanit” – 4 – Udha e Besimtarëve
- Shpjegimi i librit “Mburoja e muslimanit” – 3 – Udha e Besimtarëve
- Dy forcat themelore të shpirtit njerëzor Ibn Kajim el-Xheuzije
- Shpjegimi i librit “Mburoja e muslimanit” – 2 – Udha e Besimtarëve
- Shpjegimi i librit “Mburoja e muslimanit” – 1 – Udha e Besimtarëve