Pendimi i babait tonë (Ademit) alejhi selam:
قَالَا رَبَّنَا ظَلَمْنَا أَنفُسَنَا وَإِن لَّمْ تَغْفِرْ لَنَا وَتَرْحَمْنَا لَنَكُونَنَّ مِنَ الْخَاسِرِينَ
“Ata thanë: O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah. Nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, vërtet do jemi nga të humburit.” | El Araf: 23.
Allahu i Madhëruar e pranoi pendimin e Ademit sepse ai ishte pendim i sinqertë, i pastër, i drejtpërdrejtë, pendim që përmbante pranim të qartë të gabimit dhe keqardhje të thellë për të.
Në këtë pendim nuk pati asnjë justifikim, as arsyetim, as përpjekje për t’ia hedhur fajin dikujt tjetër.
Megjithëse Allahu vetë tregon se shejtani u bëri vesvese atyre, iu betua dhe i mashtroi duke u premtuar mbretëri të përhershme, e megjithatë Ademi dhe Havaja nuk u arsyetuan me asnjërën prej këtyre.
Përkundrazi, e morën përgjegjësinë të plotë që në çastin e parë, dhe ia atribuan gabimin vetvetes pa hezitim.
Kjo është shtylla më e madhe e pendimit; pranimi i gabimit dhe pendesa e sinqertë.
Nuk ka mëkat pa shkaqe, pa tundime, pa nxitje.
Por momenti i pendimit nuk është momenti i analizave dhe i justifikimeve; është momenti i përuljes, fajësimit të vetes dhe rikthimit tek Zoti.
Prandaj në pendimin tënd fillo duke ia atribuar fajin vetes dhe vetëm vetes.
Lëri justifikimet e ftohta; “ishte mosha e adoleshencës”, “më mashtruan shokët”, “isha i papjekur”, “më joshi fitneja”, “u hutova nga dëshirat”
e kështu me radhë.
Thuaji Zotit tënd: “O Zot, unë i kam bërë padrejtësi vetes time dhe nuk kam asnjë arsyetim për mëkatin që bëra. Ti më ke dhënë mendje, dije dhe udhëzim.”
Ky është pendimi që Allahu e do, e pranon dhe e nderon.
Autor: Dr. Abdullah bin Belkasim
Përshtati: Fatjon Isufi
Dosje: Pendimi
Të Ngjashme
- I lumtur është ai që kur vdes bashkë me të vdesin edhe mëkatet e tij Dr. Behar Hyseni
- Prej gjërave më të mira që mund t’i jepet robit është jeta e gjatë me vepra të mira. Dr. Behar Hyseni
- Fatkeqësia e Vdekjes së Dijetarëve Dr. Behar Hyseni
- Bekimi i të Kuptuarit: Ndërmjet Dritës së Diturisë dhe Hijeve të Pakujdesisë Udha e Besimtarëve
- Edukata e Kërkuesit të Dijes dhe Kriza e Sotme e Moralit! Dr. Fatmir Strumi