Shejhu i nderuar Salih el Feuzani (Allahu e ruajttë!): O ju njerëz, kijeni frikë Allahun e Madhëruar në lidhje me vetet tuaja, në familjet dhe fëmijët tuaj. E dijeni se propaganduesit perëndimorë nga jashtë dhe brenda, dëshirojnë që gruaja të dalë jashtë ligjeve të islamit, e ta veshin atë me veshjet e huaja perëndimore, si dhe te largojnë prej saj turpin dhe mirësjelljen në mënyrë që të bëhet njësoj si gruaja jobesimtare. Këtë e deshirojnë. Prandaj e filluan me hixhabin, pastaj folën (nxitën) për përzierjen (mes femrave dhe meshkujve), filluan të flisnin për udhëtimin (vetëm të femrës) dhe zhveshjen e saj.
Gjëra të cilat i ka specifikuar legjislacioni islam dhe u ka vendosur kufij. Ata dëshirojnë që ta shkepusin gruan nga çdo gjykim legjitim që e ruan dhe mbron atë. Në mënyrë që ajo të jetë e ngjashme me gruan perëndimore: pa moral, pa fe, pa turp e pa dëlirësi. Njëjtë si kafsha. La haule ve la kuvete ila bil lah. Ku është përgjegjësia juaj ndaj grave tuaja? A nuk u drejtohet Allahu Lartësuar burrave duke thënë: “Burrat janë përgjegjës për gratë.” En Nisa, 34.
Ku është përgjegjësia juaj ndaj grave?
Përse ua lini ujqërve të uritur e grabtiqarë?
A u besoni atyre ?
A jeni të sigurtë per to?
A nuk po i frikësoheni Allahu, o ju muslimanë?
Ju jetoni në një kohë të mbushur me fitne (sprova), në një kohë, e cila është e mbushur me sherr. Ajo që nuk bëhet nëpër tubime po shfaqet nëpërmjet ekraneve televizive. E gratë i shohin këto gjëra dhe ndikohen prej tyre. Këto (sprova) shfaqen brenda shtëpive tuaja.
A nuk po i frikësoheni Allahut të Lartmadhëruar?
A nuk po tregoni kujdes dhe të ruani gratë dhe fëmijët tuaj?
E të mbani me përpikmëri amanetin që Allahu jua ka lënë juve (për gratë), gjë për të cilën Ai do ju pyesë në diten e Kiametit.
Përktheu: Unejs Sheme
https://www.facebook.com/photo.php?v=526772857439481&set=vb.279342282182541&type=2&theater
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve