Shkaqet e pakësimit të besimit

November 2, 2015

Shkaqet e pakësimit të besimit
Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Shkaqet e pakësimit të besimit janë si më poshtë:

Shkaku i parë: Injoranca në lidhje me emrat e Allahut dhe atributet e Tij bëjnë që besimi njeriut të pakësohet. Nëse pakësohet njohja e tij rreth emrave të Allahut dhe atributeve të Tij rrjedhimisht dhe besimi i tij pakësohet.

Shkaku i dytë: Mos meditimi rreth ajeteve të Allahut universale dhe legjislative. Kjo bën që besimi të pakësohet ose më  e pakta atij t’i ulet besimi dhe mos t’i shtohet.

Shkaku i tretë: Kryerja e mëkateve, sepse mëkatete kanë ndikim të madh tek zemra dhe besimi. Prandaj dhe Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nuk është besimtar laviri gjatë kohës kur bën zina” hadithi.

Shkaku i katërt: Lënia e adhurimeve, sepse lënia e tyre është shkak për uljen e besimit. Por nëse është obligim dhe personi e lë pa pasur arsye, kjo është pakësim dhe ai fajësohet për këtë gjë dhe dënohet. E nëse nuk është obligim ose është obligim por e lë duke pasur arsye, ajo –gjithësesi- e pakëson besimin ndërsa ai nuk fajësohet. Prandaj edhe Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i konsideroi gratë të mëngëta në mendje dhe fe. Ai e lidhi mangësinë e saj në fe, sepse ajo kur është në kohën e muenstruacioneve nuk falet as nuk agjëron edhe pse ajo nuk fajësohet për lënien e namazit dhe agjërimit gjatë kohës së menstruacioneve. Madje ajo është urdhëruar për këtë (lënien e tyre), por derisa ajo nuk i kryen këto adhurime gjatë menstruacioneve ndërsa burri i vepronë, ajo në këtë aspekt konsiderohet e mangët nga ai.

Mexhmu fetaua ue rasail vëll. 1
Përktheu: Unejs Sheme

Loading...