A i lejohet dikujt të shtiret si jo Musliman, me qëllim që ti ftojë të tjerët në Islam? Ai vepron në këtë formë duke u mbështetur në rastin e Ibrahimit (alejhi selam) i cili kur pa yjet i tha popullit të tij: “Ky është Zoti im!”
Shejh Abdurrahman es Si’idi (Allahu e mëshiroftë) thotë: Thirrja për tek Allahu, është rrugë e sinqertë dhe fjalë e drejtë. Thirrësi për tek Allahu ndjek metodologjinë që ndoqën Pejgamberët e Allahut, dijetarët dhe imamllarët e udhëzuar. Prandaj ai (thirrësi) duhet të ndjekë metodën e tyre në sqarimin e të vërtetës dhe ngritjen e argumenteve. Në thirrjen që ata praktikuan, nuk ekzistonte gënjeshtra dhe servilizmi.
Pra kërkohet qartësi e plotë, duke treguar se kjo rrugë e drejtë ska të bëjë me rrugën që ndjekin banorët e zjarrit dhe se e vërteta rrezaton dritë me të cilën njihet. Ajo ka shenja të cilat ndiqen dhe me të cilat njerëzit udhëzohen.
Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj kjo është rruga ime.” [Jusuf 108].
D.m.th, kjo është rruga në të cilën thërras e që shpie tek Zoti dhe tek vendi i dinjitetit (xheneti). Kjo rrugë, përmban në vetvete dijen e vërtetë dhe prakikimin e saj, duke i dhënë përparësi para çdo gjëje tjetër, si dhe fenë e pastër dhe të sinqertë duke ia dedikuar vetëm Allahut Një e të pashok!
[Marrë nga Tefsiri i Si’idit fq 406].
Ndërsa për rastin e Ibrahimit (alejhi selam), ibn Kethiri komentuesi i njohur i Kur’anit ka thënë:
E vërteta qëndron se Ibrahimi (alejhi selam) në këtë rast ishte në rolin e debatuesit me popullin e tij, për t’u sqaruar atyre të kotën e idhujve që adhuronin në tempujt e tyre.
Në rastin e parë ai e sqaroi (popullin) dhe babain e vet për kotësinë e idhujve tokësorë, të cilët i transformonin në forma Engjëjsh që të ndërmjetësonin për ta tek Krijuesi Madhështor, SEPSE e konsideronin veten të pavlerë që ti drejtoheshin direkt Atij.
Pra, përdorinin si ndërmjetës Engjëjt duke i adhuruar, me qëllim që ata të ndërmjetësojnë tek Zoti i tyre, në çështjet e rrizkut, triumfeve (fitoreve kundër armikut) apo për gjëra të tjera për të cilat kishin nevojë.
Ai u sqaroi se sa e kotë dhe sa humbje e madhe është ajo që bëjnë me adhurimin e këtyre tempujve dhe 7 yjeve lëvizëse që ishin: Dielli, Hëna Mërkuri, Afërdita, Marsi, Jupiteri dhe Saturni. Më i shndëritshmi dhe më i dukshmi tek ata ishte dielli, pastaj hëna dhe afërdita.
Ai u tregoi se ky yll që quhej: Afërdita, nuk ka aftësi për të qenë Zot, sepse është yll i nënshtruar dhe ka lëvizje të caktuar dhe nuk mund të dalë nga kjo rrjedhë as djthatas dhe as majtas dhe nuk mundet të posedojë për veten asgjë.
Përkundrazi, është një planet prej planeteve të cilat i ka krijuar Allahu dhe që ndriçohen për disa urtësi të mëdha që i di Allahu i Lartësuar. Ai yll shfaqet në lindje dhe vazhdon lëvizjen deri sa humb nga shikimet e njerëzve dhe kështu shfaqet natën tjetër duke ndjekur një rregull préçis dhe një krijesë e tillë nuk mund të jetë Zot.
Pastaj kaloi tek Hëna dhe u sqaroi atë që u tha edhe për yllin e Afërditës.
Pastaj filloi u fliste për diellin dhe pasi rrëzoi poshtë hyjnizimin e këtyre yjeve që ishin më të shndëritshmit për sytë dhe kjo u bë e qartë me argumente të prera, ai tha: “O populli im, unë jam larg nga idhujt që ju ia shoqëroni Allahut në adhurim! [En’amë 78]
Pra unë distancohem nga adhurimi dhe dashuria e këtyre idhujve, e nëse ju mendoni se janë zotë, atëherë mblidhuni dhe të gjithë se bashku më bëni kurth dhe mos prisni. Unë e kthej fytyrën time nga Ai që i ka krijuar qiejt dhe Tokën.
D.m.th, unë adhuroj Krijuesin e këtyre krijesave, Atë që i krjoi në zanafillë, Atë që i nënshtron, i cakton dhe i mbykqyr ato. Në dorën e Tij është pushteti i qijeve dhe i tokës, Ai është Zoti i gjithçkaje, Sunduesi dhe i Adhuruari.
[Tefsiri i ibn Kethrit 3/292].
Në mbyllje themi: Nuk i lejohet atij që beson në Allahun dhe në botën tjetër, të hiqet sikur është në ndonjë fe tjetër veç fesë Islame.
Ai që vepron në këtë mënyrë kinse për interes të thirrjes Islame, i themi: Cfarë interesi ka islami nga ajo që është në përplasje me të dhe thirrjen (islame) që në zanafillë?!
Përktheu Fatjon Isufi
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve