Shejh Ebu Islam Salih bin Taha (Allahu e ruajttë!): I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “O ju njerëz! Pendohuni tek Allahut.”[1] Pra, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i urdhëroi të gjithë njerëzit që të pendohen tek Allahu Madhëruar.
Po ashtu ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Cdo biri i Ademit është gabimtar, por gabimtari më i mirë është ai që pendohet.”[2]
Robër të Allahut!
Prej gjërave që tregojnë se të gjithë njerëzit janë nevojtarë për pendim është se në adhurimet më madhore është ligjësuar që të përfundojnë me kërkimin e faljes (istigfar). Prej këtyre:
- Namazi.
Transmetohet nga Numani radijAllahu anhu se ka thënë: “I Dërguari i Allahut kur përfundonte faljen e namazit kërkonte falje tri herë (thoshte estagfirullah).”[3]
- Namazi natës.
Është ligjësuar kërkimi i faljes pas përfundimit të namazit të natës. Allahu Madhëruar thotë: “Ata flinin pak natën, ndërsa në agim kërkonin falje (nga Alhu).”[4]
Shikoni, o robër të Allahut, tek ata të cilët u falën natën deri në kohën e syfyrit e pastaj u ulën t’i kërkonin falje Allahut të Madhëruar si mëkatari për mëkatin e tij.
- Haxhi.
Është ligjësuar kërkimi i faljes pas përfundimit të haxhit. Allahu Madhëruar thotë: “E, kur të ktheheni nga Arafati, përmendni Allahun në vendet e shenjta! Përmendni Atë që ju ka udhëzuar në rrugën e drejtë, sepse ju më parë ishit të humbur! Mandej, kthehuni, siç kthehen të gjithë të tjerët dhe kërkoni ndjesë prej Allahut! Se Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.”[5]
- Abdesi.
Është ligjësuar kërkimi faljes (istigfari) pas përfundimit të abdesit. Personi kur përfundon abdesin thotë: “Allahumme xhealni minet teuabine ue xhealni minel mutetahirin.”[6]
Pas kësaj thotë: “Subhaneke Allahumme ue bihamdik, esh’hedu en la ilahe il la ente estagfiruke ue etubu ilejke”.
- El-Istikame.
Është ligjësuar kërkimi i faljes edhe pas istikames (qëndrimit në rrugën e drejtë). Allahu Madhëruar thotë: “andaj ecni në rrugën e drejtë që të çon tek Ai dhe kërkoni falje prej Tij!”[7]
Në Librin e Allahut pasi Ai i urdhëroi robërit e Tij për kryerjen e disa veprave të mira, i urdhëron ata që në përfundim të tyre të kërkojnë falje (istigfar). I Madhëruari thotë: “Faleni namazin, jepeni zeqatin dhe jepini Allahut një hua të mirë (që Ai t’jua kthejë shumëfish). Çfarëdo mirësie që bëni për shpirtin tuaj, me siguri që do ta gjeni tek Allahu. Ajo do të jetë më e mirë dhe më e shpërblyer. Kërkoni faljen e Allahut, sepse Allahu është vërtet Falës i madh dhe Mëshirëplotë.”[8]
“Hajatus-Suadai”
Përktheu: Unejs Sheme
[1] Hadith autentik. E ka nxjerr Muslimi (2702)
[2] Hadith i mirë (hasen). E ka nxjerr Et-Tirmidhi (2499), Ibën Maxhe (4251), Ahmedi (3/198), Ed-Darami (2727) dhe El-Hakimi (4/272). “Sahihu Ibën MAxhe” (3447)
[3] Hadith autentik. E ka nxjerr Muslimi (591)
[4] Edh-Dharijat, 17-18
[5] El-Bekare, 198-199
[6] Hadith autentik. E ka nxjerr Et-Tirmidhi (55) dhe Et-Taberani në “El-Mu’xhemul-Eusat” (5/140). “Sahihul-Xhami” (6167)
[7] Fusilet, 6
[8] El-Muzemil, 20
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve