Vëllai im, Allahu i Madhëruar të shëroftë!
I sëmuri ka disa gjendje: Përgjatë sëmundjes së tij, përgjatë mjekimit të tij dhe gjendja pas shërimit të tij. Lusim Allahun të të shërojë dhe të dhurojë shëndet!
Gjendja e parë: Përsa i përket situatës gjatë sëmundjes kërkohet nga personi që nëse goditet me diçka, le ta dijë se kjo gjë i është paracaktuar atij. Siç thotë Allahu i Madhëruar: “S’ka fatkeqësi që godet tokën dhe ju, që të mos jetë e shënuar në Libër (Leuhi Mahfûdh) më parë se ta krijojmë atë. Kjo për Allahun është vërtet e lehtë!”[1] Prandaj le të bëj kujdes muslimani që mos të hidhërohet me atë që i është caktuar atij.
Të këshilloj –Allahu Madhëruar të shëroftë dhe të dhëntë sukses në atë ku gjendet kënaqësia e Tij– me këtë përgjigje të hollësishme nga dijetari i madh fekihu shejh Muhamed bin el-Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!), i cili është pyetur në lidhje me personin që hidhërohet kur goditet me ndonjë fatkeqësi.
Ai (Allahu e mëshiroftë!) u përgjigjë me fjalën: Njerëzit gjatë fatkeqësisë janë katër kategori:
Kategoria e parë: Hidhërimi. E kjo është disa llojesh:
Lloji parë: Të jetë me zemër. Të hidhërohet me Zotin e tij me hidhërim të rëndë për atë që Allahu Madhëruar ia ka paracaktuar atij. Kjo është haram. Madje mund të shpjerë dhe në kufër. I Madhëruari thotë: “Disa njerëz të tjerë e adhurojnë Allahun me kusht: Nëse u ecën mbarë, janë të kënaqur, por, nëse i godet fatkeqësia, ata kthehen në mohim e kështu humbasin këtë botë dhe tjetrën. Pikërisht kjo është humbja e qartë.”[2]
Llloji i dytë: Të jetë me gjuhë. Si p.sh. të jetë dua me shprehjet “mjerë “, “shkatërrim” e të ngjashme si këto.
Lloji i tretë: Të jetë me gjymtyrë. P.sh. me goditjen e faqjeve, grisjen e rrobave, me shkuljen e flokëve e të ngjashme si to. Të gjitha këto konsiderohen haram dhe mohojnë (zhvlerësojnë) durimin obligativ.
Katëgoria e dytë: Durimi (bërja durim). E kjo është ashtu siç ka thënë poeti:
Durimi emrin e tij e ka të hidhët në shijim
Por shija e tij është më e ëmbël se mjalti në përfundim
Personi sheh se kjo gjë është e rëndë për të porse ai e përballon. E urren këtë gjë porse besimi i tij e ruan atë nga hidhërimi. Ekzistenca e saj (fatkeqësisë) dhe mos ndodhja e saj nuk janë të njëjtë tek ai. Kjo është detyrë, sepse Allahu Madhëruar thotë: “Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe mos u grindni ndërmjet jush, sepse do të humbni guximin e do t’ju lërë fuqia. Bëhuni të durueshëm, se Allahu, me të vërtetë, është me të durueshmit.”[3]
Katëgoria e tretë: Kënaqësia (është i kënaqur me paracaktimin). Kjo është që njeriu të jetë i kënaqur me fatkeqësinë që e ka goditur. Aq sa ekzistenca e kësaj fatkeqësije apo mos ndodhja e saj janë të njëjtë tek ai (nuk ia ndryshojnë gjendjen); nuk i sjellë vështirësi ekzistenca e saj dhe as nuk e rëndon përballimi i saj (kur e godet). Kjo është e pëlqyeshme dhe jo detyrë sipas fjalës më të saktë. Dallimi mes saj dhe katëgorisë para saj është e qartë, sepse ndodhja e fatkeqësisë dhe mos ndodhja e saj janë të njëjtë përsa i përket kënaqësisë të tij (është i kënaqur në të dyja rastet). Ndërsa tek ai para tij fatkeqësia është e rëndë për të porse ai bën durim.
Katëgoria e katër: Falënderimi (falënderon për çdo gjë që e godet). Kjo është kategoria më e lartë. Kjo është që personi të falënderojë Allahun e Madhëruar për fatkeqësinë që e ka goditur, sepse ai e di se kjo fatkeqësi është shkak për fshirjen e mëkateve të tij e ndoshta ai shton të mirat atij. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nuk ka ndonjë musliman që goditet me ndonjë dëm, me sëmundje apo diçka tjetër veçse Allahu i largon atij të këqijat ashtu siç bien gjethet e pemës.”[4]
Pas kësaj përgjigjeje nga imam Ibën Uthejmini (Allahu i Madhëruar e mëshiroftë!) kërkohet nga ai që gotitet me ndonjë fatkeqësi që të ketë mendim të mirë për Allahun e Madhëruar në të gjitha situatat e tij në përgjithësi dhe në veçanti gjatë sëmundjes së tij. E mos harro atë që të përmenda më sipër prej fjalës së Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
Allahu Madhëruar thotë: “Unë jam tek mendimi i robit. Prandaj le të mendojë për mua çfarë të dojë. Nëse ai mendon mirë për Mua, do të gjejë mirë dhe nëse mendon keq, atë do ta gjejë.”[5]
Prandaj ki mendim të mirë për Allahun e Madhëruar, sepse Ai do të shërojë ty nga sëmundja në të cilës gjendesh.
Të këshilloj, Allahu të shëroftë, të shtosh dhe të këmbëngulësh në bërjen dua tek Allahu, sepse njeriu kur këmbëngul tek Allahu me dua dhe Ai sheh tek ai sinqeritet në këtë gjë, atëherë Ai ia lehtëson çështjen atij.
Ibën Haxher (Allahu Madhëruar e mëshiroftë!) ka thënë: “Në të tregohet se shërimi i të gjitha sëmundjeve me dua dhe mbështetje tek Allahu është më efikase dhe më e dobishme sesa barnat mjekësore. Madje ndikimi i saj dhe ndikimi emocional i trupit nga kjo gjë është më i madh sesa ai i barnave mjekësore. Porse kjo arrihet me dy gjëra: E para nga ana e të sëmurit. E ajo është qëllimi i sinqertë. Dhe tjetra nga ana e mjekuesit: E ajo është: Fuqia e orientimit dhe zemrës së tij me devotshmëri dhe tevekul (mbështetje tek Allahu).”[6]
Vëllai im, Allahu të shëroftë!
Ktheju leximit të këtyre fjalëve dy ose tri herë “lutja dhe mbështetje tek Allahu është më efikase dhe më e dobishme sesa barnat mjekësore.”
Nga kjo nuk kuptohet se mjekimi me barna mjekësore duhet të lihet, porse është për qëllim se ndikimi i duasë dhe mbështetjes tek Allahu Madhëruar me sinqeritet ndikon më shumë ne shiprt sesa ndikimi i barnave dhe gjërave të tjera.
Vëllai im, falëndero Allahun!
Të gjithë ne kemi mundësi të bëjmë dua, atëherë pse i privojmë vetet tona prej mirësisë ku fillimi i saj është i lehtë ndërsa fundi shpërblimi mëi mirë?
Të përkujtoj ty me lutjen profetike, të cilën Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ia mësonte çdokujt që ankohej prej shokëve të tij. Transmetohet nga Uthman bin Ebi el-Asi radijAllahu teala anhu se ai u ankua tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem për një dhembjeqë ndiente në trupin e tij që nga koha kur kishte pranuar islamin. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Vendose dorën tënde në vendin ku ndjen dhimbje në trupin tënd dhe thuaj “Bismil-lah” tri herë e pastaj thuaj shtatë herë“Eudhu biizetilah ue kudretihi min sherri ma exhidu ue uhadhiru.“[7]
Prandaj nxito, Allahu të faltë, ta zbatosh këtë hadith në veten tënde dhe thuaj duanë e përmendur në hadith dhe ki mendim të mirë për Allahun e Madhëruar në mënyrë që të të shërojë. E assesi mos e humb shpresën nëse nuk sheh gjurmët e ndikimit, sepse mëshira e Allahut është e gjerë. Ai i Madhëruari e di nevojën tënde për Të dhe mëshirën e Tij
Të përkujtoj, Allahu Madhëruar të shëroftë, me të dërguarit dhe profetët e Allahut alejhimus-salati ues-selam, ngase ata kanë qenë njerëzit që më së shumti i luteshin Allahut të Madhëruar. Po vendos para teje disa ajete që e qartësojnë më mirë këtë gjë:
Allahu Madhëruar ka përmendur nga Ibrahimi alejhis-selam fjalën e tij: “dhe kur sëmurem Ai më shëron.“[8]
Në lidhje me Ejjubin alejhis-selam: “(Kujtoje) Ejubin, kur iu lut Zotit të vet: “Mua më ka goditur fatkeqësia e Ti je më mëshiruesi i mëshiruesve!” Ne iu përgjigjëm atij, ia larguam mjerimin që kishte dhe ia kthyem familjen të dyfishuar në numër. (Këtë e bëmë) nga mëshira Jonë dhe që të jetë përkujtesë për ata që Na adhurojnë.”[9]
Në lidhje me Jakubin alejhis-selam: “(Jakubi) tha: “Unë dhimbjen time dhe pikëllimin tim ia paraqes vetëm Allahut e nga Allahu di atë që nuk e dini ju”.[10]
E së fundmi të kujtoj, o rob i Allahut, atë me të cilën goditej (sprovohej) Profeti yt sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ndërsa ai ishte njeriu më i devotshëm tek Allahut dhe me besimin më të fort. Ai ballafaqohej me sprova dhe sëmundje që nuk ishin si sëmundjet që kalonin njerëzit e tjerë, përkundrazi, ato ishin më të rënda.
Argument për këtë është ajo që transmeton Buhariu nga Abdullah bin Mesudi radijAllahu anhu, i cili ka thënë: Hyra tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe ai po lëngonte nga sëmundja. I thashë: O i Dërguari i Allahut, ti po lëngon shumë. Tha: “Po, unë lëngoj sa për dy burra prej jush.” Thashë (Ibën Mesudi): Ti ke dy shpërblime. Tha (Profeti alejhis-selam): “Po, nëse muslimanin e godet ndonjë sëmundje apo diçka më të rënde sesa kjo, Allahu ia fshin të këqijat atij ashtu siç bien gjethet e pemës.“[11]
Lus Allahun e Madhëruar të ta kthej ty shëndetin tënd dhe të të shtojë besimin. O Allah, përgjigju (lutjes)!
Titulli në original:
“La bas tahurun inshaAllah”
Titulli në shqip:
“Nuk ka problem, pastrim në dashtë Allahu”
Autor:
Shejh Abdulaziz es-Sed’han
Përktheu:
Unejs Sheme
[1] El-Hadid, 22
[2] El-Haxh, 11
[3] El-Enfal, 46
[4] Buhariu (5660-5667) dhe Muslimi (6504)
[5] E ka nxjerr Ahmedi (8715), Et-Taberani në “El-Eusat” (7951), Ibën Hibbani (639) etj.
[6] “Fet’hul-Barij” (10/115)
[7] Sahihu Muslim (5701) me tekst “eudhu bil-lahi ue kudratihi…” Ndërsa fjala “el-izeh” gjendet tek Ibën Maxhe (3522)
[8] Esh-Shuara, 80
[9] El-Enbija, 83-84
[10] Jusuf, 86
[11] Transmeton Buhariu (5648)
Dosje: Vllazëria
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve