Ngjarje prekëse nga jeta e Shejh Albanit (Allahu e meshirofte)

December 19, 2015

Një tregim pas një hadithi.

Në librin e mrekullueshëm “Sislsiletul-Ehadithis-Sahiha”, libër ky që mbledh hadithet e saktësuara nga sheikhu i nderuarMuhamedNasirudinEl-Albani -Allahu e mëshiroftë- ndër shumë hadithe përmendet edhe një hadith i cili bën fjalë për mirësinë e hixhretit (emigrimin) për hir të Allahut në kohën e fundit. Ky hadith është bërë shkak që sheikhu të  na tregojë për një pjesë të panjohur të jetës së tij, emigrimin e familjes së tij nga Shqipëria për në Siri dhe për fillimin e jetës së re në atë vend. Ky tregim është shumë prekës sidomos nga fakti që vjen pas këtij hadithi i cili duket sikur i bën vend në mirësinë e përmendur edhe sheikh Albanit -Allahut e mëshiroftë- dhe ja hadithi bashkë me tregimin e tij!

Hadithi.

AbdullahbinAmrbinEl-As -radiallahuanhu- tregon se profeti -alejhi selam- ka thënë: “Do të ketë hixhret pas hixhreti. Njerëzit më të mirë të tokës do të jenë ata që preferojnë vendin e hixhretit të Ibrahimit (Shamin) dhe do të mbesin në tokë njerëzit më të këqij të cilët i gjuan toka e tyre, i urren Allahu dhe i grumbullon zjarri me majmunët dhe derrat”e transmeton EbuDaudi, Hakimi, Abdurrazaku, Ahmedi etj.

Sheikh Albani pas saktësimit të tij thotë:

Me këtë rast dua të shpjegoj diçka që lidhet me historinë dhe falënderimin ndaj babait tim – Allahu e mëshiroftë-:

Hadithi është përgëzim për ne: familja e babait tim i cili emigroi me familjen nga vendi i tij Shkodra kryeqyteti i atëhershëm i Shqipërisë dhe u largua për shkak të fesë nga revolucioni i Ahmed Zogut që Allahu ia devijoi zemrën duke vepruar me muslimanët e Shqipërisë siç veproi Ataturku me turqit.

Arrita me mirësinë dhe mëshirën e Allahut, për shkak të këtij emigrimi në Damask të Shamit atë që nuk mund tia kthej Zotit me falënderim edhe sikur të jetoj sa Nuhu alejhi selam.

Unë mësova aty arabishten siriane në fillim, pastaj gjuhën arabe letrare gjë që më mundësoi të njoh teuhidin e saktë që nuk e dine shumë arabë rreth meje – aq më tepër familja dhe populli im – pastaj më dha sukses Allahu me mirësinë dhe bujarinë e tij pa ndonjë orientim nga ndonjëri prej tyre – në studimin e hadithit e të sunetit, fikhun me bazat e tij, pasi mësova nga babai im e shejha të tjerë diçka nga fikhu hanefi  dhe nga shkencat ndihmëse si gramatikë e fjalëformim, oratorinë pas mbarimit të shkollës fillore “El-Is’afEl-Hajrij” .

Pastaj fillova tu bëj davet njerëzve rreth meje,  vëllezërve, shokëve, në saktësimin e akides dhe lënien e fanatizmit pas medhhebeve, të kenë kujdes nga hadithet e dobëta dhe të shpikura dhe i nxisja në ringjalljen e suneteve të sakta të cilat i kishin vdekur (duke mos punuar me to) edhe dijetarët, prej tyre falja e namazeve të dy bajrameve në musale në Damask pastaj e ringjallën atë vëllezërit tanë në Haleb e pastaj në vende tjera në Siri. Dhe vazhdoi të përhapet ky sunet derisa e ringjallën dhe disa nga vëllezërit tanë në Aman –Jordani. U fola njerëzve për ndërtimin e xhamive mbi varre dhe faljen në to dhe shkrova librin: “Kujdesi i lutësit nga marrja e varreve për xhami” ku i befasova njerëzit dhe bijtë e vatanit të ri me gjëra që nuk i kishin dëgjuar më parë dhe e lashë faljen në xhaminë e emevijve në kohën kur disa të afërm të mi mendonin se varri ringjall – siç pretendonin.

U ndesha në këtë udhë nga të afërmit e të largëtit atë që ndesh çdo davist në të vërtetën, gjëra për të cilat njeriu nuk duhet ti druhet kujt për hir të Allahut dhe shkrova ca fletushka për disa fanatikë injorantë dhe u burgosa dy herë për shkak të spiunimeve të tyre tek udhëheqësit nacionalistë dhe partisë së zgjimit me ide komuniste dhe me shprehjen time haptazi disave prej tyre kur u pyeta: Nuk e mbështes udhëheqjen aktuale sepse është në kundërshtim me islamin gjë që qe në dobinë time dhe shkak për përhapjen e davetit tim.

Allahu më lehtësoi daljen për thirrjen në teuhid e në sunet në shumë vende siriane dhe arabe, më pas në disa vende evropiane duke u përqendruar tek fakti se nuk ka shpëtim për muslimanët nga kolonizimi që i ka goditur, nga nënshtrimi dhe poshtërimi, nuk ka dobi nga blloqet islame e nga partitë politike vetëm se me kapjen pas sunetit të saktë dhe pas menhexhit të parëve tanë të mirë radia Allahu anhum e jo ashtu siç janë të vonshmit sot– në akide, fikh dhe moral – bëri dobi Allahu sa deshi dhe me atë që deshi nga njerëzit e tij të devotshëm, kjo u duk hapur në akiden dhe adhurimin e tyre, në ndërtimin e xhamive, në pamjen dhe veshjen e tyre, gjë që e dëshmon çdo dijetar i drejtë dhe nuk e mohon vetëm se një smiranioz i devijuar, gjëra me të cilat shpresoj qlë Allahu të më ketë falur gjynahet  dhe tia shkruajë shpërblimin e kësaj  babait dhe nënës time.

Falënderimi i takon atij me mirësinë e të cilit realizohen punët e mira: {O Zot më frymëzo të falënderoj mirësitë e tua që më dhurove mua dhe prindërve të mi dhe të bëj vepra të mira që të kënaqin ty, më fut mua me mëshirën tënde tek njerëzit e tu të devotshëm}, o Zot {… dhe mi përmirëso mua pasardhësit e mi, unë pendohem tek ti dhe unë jam prej të nënshtruarve}

Marrë nga SilsiletulEl-Ehadith Es-Sahiha.

Shkroi dhe përktheu: Teuta XEKA.

Loading...