Mevludi festë apo risi?

December 21, 2015

Shejh Uthman el Hamijs (Allahu e ruajttë!): Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem u lind në vitin e “Filit-Elefantit”. Në vitin kur Ebraha erdhi për të shkatërruar Kaben u lind Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Ka lindur ditën e hënë. Ai sal-lAllahu alejhi ue sle-lem ka thënë: “Dita e hënë është dita në të cilën unë kam lindur”.

Por, për cilën “ditë të hënë” bëhet fjalë?

Kjo nuk dihet.

Thuhet: Ditën e hënë më datë 12 të muajit Rabia el-evel.

Thuhet. Ditën e hënë më datë 18 të muajit Rabia el-evel.

Thuhet: Në muajin Shaban.

Po ashtu thuhet: Në muajin Ramazan.

Kështu që, nuk dihet me saktësi se kur ka lindur Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem përveç një gjëje të vetme se ai ka lindur ditën e hënë vitin e “Filit-Elefantit”. Ndërsa përsa i përket se në cilin muaj dhe date ka lindur kjo nuk dihet.

Nuk dihet se kur ka lindur Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

Ata që festojnë datëlindjen e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nuk janë të sigurtë se në këtë ditë ka lindur Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. E nuk ka dyshim se ky veprim (mevludi) nuk është prej udhëzimit të Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

Pse?

Për pesë arsye:

E para: Nuk dihet me saktësi se kur ka lindur sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Siç e ka përmendur këtë Hafidh Ibën Kethiri dhe dijetarët e tjerë se nuk dihet me saktësi se kur ka lindur Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. E kur dihet se në atë kohë nuk ka pasur dëshmi lindjeje (siç njihet sot çertifikatë).

Njerëzit para se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem të dërgohej si Profet dhe i Dërguar nuk i kanë dhënë rëndësi lindjes së tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Por ata i dhanë rëndësi kësaj pasi ai u Dërgua si Profet. Ndërsa para dërgimit të tij gjendja ka qenë njëjtë si njerëzit e tjerë.

Dijetarët thonë: E para: Nuk dihet me saktësi se kur ka lindur Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Kjo është pika e parë.

Pika e dytë: Nuk njihet aspak se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem përgjatë jetës së tij 63 vjeçare ka thënë ndonjë ditë se kjo është dita në të cilën kam lindur. Prandaj me këtë rast do mbajmë ndonjë tubim apo ndonjë mësim. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kurr nuk e ka bërë një gjë të tillë. E ai do ishte njeriu më i kujdesshëm për të festuar datëlindjen e vetë.

Pika e tretë: Po ashtu sahabët, tabiinët, pasuesit e tabiinëve, katër imamët e njohur EbuHanife, Maliku, Shafiu, Ahmedi. Sufjan eth-Theuri, Ez-Zuhri, El-Euzai etj., nga imamët e islamit, askush prej tyre nuk tha se: “Është e pëlqyeshme festimi i datëlindjes së Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem”. Këta janë imamët tanë. Asnjëri prej tyre kurrë nuk e ka thënë një fjalë të tillë.

Pika e katërt: Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem na ka njoftuar se nuk ka ndonjë të mirë, e cila e gëzon Allahun dhe të fut në xhenet veçse ai sal-Allahu alejhi ue sel-lem na e ka treguar dhe na ka urdhëruar që ta veprojmë. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nuk na ka njoftuar për të (mevludin) kështu që kjo nuk është vepër e mirë.

Pika e pestë- e kjo është më e rëndësishmja-: A e dini se ne kur festojmë datëlindjen e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem më datë 12 të muajit Rabia el-Evel në të vërtetë po festojmë ditën e vdekjes sëtij?! E duket sikur ne po gëzohemi se ai sal-lAllahu alejhi uesel-lem vdiq.

Ngase dihet me saktësi dhe për këtë ka konsensus se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka vdekur në 12 të muajit Rabia el-Evel. Për këtë ka konsensus.

Nuk ka kundërshtim mes dijetarëve se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka vdekur ditën e hënë më datë 12 të muajit Rabai el-Evel.

Kështu që, kur vjen data 12 e muajit Rabia el-Evel dhe ne festojmë duket sikur ne -Allahu na ruajttë- po festojmë për vdekjen e tij sal-lAllahu alejhi uesel-lem, sepse dihet me siguri se ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka vdekur në këtë ditë.

Nëse do na vinte dikush nga jashtë vendeve islame, pra një jomusliman, e të na thoshte “Cfarë është kjo ditë që ju po festoni?”

Do thonim: “Ne e duam Profetin alejhis-selam prandaj po festojmë datëlindjen e tij”.

Ai do thoshte: “Ai (Profeti) ka vdekur në këtë ditë, 12 tëmuajit Rabia el-Evel”. Ndërsa ne do thoshim se edhe nëse…

Por nuk ka diçka të sigurtë dhe të saktë se ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka lindur në këtë ditë, porse dihet me saktësi se ai ka vdekur në këtë ditë. Prandaj ju jeni duke festuar vdekjen e tij dhe jo datëlindje. Kështu që, ju nuk e doni atë (Profetin)sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

Kërkohet që të jemi të kujdesshëm rreth kësaj çështjeje.

 

Përktheu: UnejsSheme

https://ëëë.facebook.com/1621444994742340/videos/1742067606013411/

 

 

Dosje: ,

Loading...