Allahu e mëshiroftë, më përkujtoi një ajet që më ishte harruar

January 6, 2016

Allahu e mëshiroftë, më përkujtoi një ajet që më ishte harruar

Transmetohet nga Aisha radijAllahu anha se Profeti ﷺ dëgjoi një person që lexonte (Kuran) natën dhe tha: “Allahu e mëshiroftë, ngase më përkujtoi këtë dhe atë ajet, i cili më ishte harruar prej kësaj dhe asaj sure.” Transmeton: Muslimi në “Sahihun” e tij (778) kapitulli “Mirësitë e Kuranit dhe çfarë lidhet me të.”

Po ashtu nga Aisha radijAllahu anha se ka thënë: Profeti ﷺ po dëgjonte leximin (e Kuranit) nga një person në xhami dhe tha: “Allahu e mëshiroftë, më përkujtoi një ajet që më ishte harruar.” Muslimi në “Sahihun” e tij (778) në të njëjtin kapitull.

Dobi që përfitohen:

  1. Në hadith ka argument për bërjen dua[1]për personin që të përkujton atë që kishe harruar, sepse Profeti ﷺ bëri dua për atë. Po ashtu bëhet dua për çdo kënd që të bën mirë.[2]
  2. Hadithi: “Kush e mëson Kuranin dhe më pas e harron, ai e takon Allahun si i gjymtuar” nuk saktësohet.[3]
  3. Në hadith ka argument se njeriu kur harron diçka nga Kurani mos të thotë “harrova” por duhet të thotë “m’u harrua”. Ngase Ai i Cili bëri ta harrojë atë është Allahu i Lartësuar.

Përktheu: Unejs Sheme

[1] Të thuash “Allahu e mëshiroftë!” ose “Allahu të mëshiroftë!” siç përmendet në hadithin e mësipërm.

[2] Shejh Ibën Uthejmini në “Et Taliku ala sahihi Muslim” vëll. 4

[3] Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!)

 

Loading...