Në cilat raste fjala e keqe nuk është gibet (përgojim)?
Kësaj pyetje i është përgjigjur Ibn Ebij Sherif El-Makdisij (dijetar i medhhebit shafi i vdekur në vitin 906 H) siç tregon imam Sanani dhe thotë:
Fjala e keqe nuk është gibet në gjashtë raste:
1- Nëse flet keq për dikë qe të ka bërë zullum (padrejtësi).
2- Nëse thua diçka thjesht për ta dalluar dikë nga tjetri psh filani i verbëri.
3- Nëse thua diçka për dikë që është i keq për të paralajmëruar të tjerët që të mos bien viktimë e tij.
4- Nëse i përmend dikujt punën e tij të keqe kur është prej atyre që e bëjnë në publik.
5- Nëse je duke kërkuar fetva dhe detyrohesh të përmendesh të këqijat e dikujt.
6- Ai i cili kërkon ndihmën e dikujt për të ndryshuar një punë të keqe dhe detyrohet ti përmendë atij të keqen e tjetrit.
Dr Abdullah Nabolli
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve