Kush futet ne xhami dhe e gjen imamin ne ruku, a lejohet te bjere ne ruku (duke mos qene i rreshtuar ne saf) e pastaj te ece e te futet ne saf?
Nje veprim i tille saktesohet se e kane bere sahabet e medhenj Ebu Bekri, Abdullah bin Mesudi, Zejd bin Thabit, Abdullah bin ez-Zubejr etj.
Shejh Albani (Allahu e meshirofte!): Te renit ne ruku dhe ecja (duke qene ne ruku) per t’u futur ne saf (rresht) eshte Sunet.
Transmetohet nga Iben Xherixh nga Atau se ai e ka degjuar Iben ez-Zubejrin -kur ishte ne minber- te thote: “Kur ndonje prej jush futet ne xhami dhe njerezit gjenden ne ruku, atehere le te shkoje dhe ai ne ruku ne momentin kur futet e pastaj te ece duke qene ne ruku derisa te futet ne saf, sepse ky (veprim) eshte Sunet.”
Atau ka thene: E kam pare ate (Iben ez-Zubejr) ta bej nje veprim te tille.
Iben Xherixh ka thene: E kam para Atau-un ta beje nje veprim te tille.
Ajo qe deshmon per saktesimin e tij eshte se nje gje te tille e kane vepruar sahabet pas Profetit sal-Allahu alejhi ue sel-lem. Prej tyre jane Ebu Bekr es-Siddiku, Zejd bin Thabit, Abdullah bin Mesudi dhe Abdullah bin ez-Zubejr.
Transmeton El-Bejhaki (2/90) nga Ebu Bekr bin Abdurrahman bin el-Harith bin Hisham se: “Ebu Bekr es-Siddiku dhe Zejd bin Thabit u futen ne xhami ndersa imami ishte ne ruku. Ata rane ne rukur e pastaj ecen duke qene ne ruku derisa u bashkuan me safin (u futen ne resht.”
Transmetohet nga Zejd bin Uehb se ka thene: “Dola bashke me Abdullahun -pra Iben Mesudin- nga shtepia e tij per te shkuar ne xhami. Kur mberritem ne xhami -mes te saj- imami shkoi ne ruku. Abdullahu mori tekbir dhe ra ne ruku dhe une shkova ne ruku bashke me te, pastaj ecem duke qene ne ruku derisa arritem ne saf ne kohen ku xhemati u ngriten nga rukuja. Pasi imami e perfundoi namazin, une u ngrita ngaqe mendoja se nuk e kisha arritur (rekatin). Abdullahu me kapi prej dore dhe me uli e pastaj tha: Ti e arrite (rekatin).”
E ka nxjerr Iben Ebi Shejbeh ne “El-Musannef” (1/99/1-2) po ashtu Abdurrazaku (2/283/3381), Et-Tahaui ne “Sherhul-Meani” (1/231-232), Et-Taberanij ne “El-Muxhemul-Kebir” (3/32/1) dhe El-Bejhakij ne “Sunenin” e tij (2/90-91) me zinxhir autentik. Po ashtu gjendet te Et-Taberanij me rruge te tjera.
Vazhdon…
Përktheu Unejs Sheme
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve