Dhurate. Disa porosi madheshtore nga dijetari i madh i Islamit.
“Ai që e njeh veten, preokupohet me ndreqjen e saj dhe nuk merret me gabimet e njerëzve. Ai që e njeh Zotin e tij, preokupohet me Të dhe nuk merret me qejfet dhe pasionet e tij.
• Puna më e vlefshme është ajo që nuk ua shfaq njerëzve, për hir të sinqeritetit, dhe nuk ia shfaqë vetes, por e shikon si një mirësi të Allahut; e pra mos e shiko veten dhe mos të të shohin njerëzit.
• Njerëzit hyjnë në zjarr nëpërmjet tri rrugëve:
1. Rrugës së dyshimeve, që të shpie te dyshimi për fenë e Allahut, 2. Rrugës së dëshirave, që të shpie në dhënien përparësi kënaqësive të tua, para bindjes dhe kënaqësisë së Allahut, si dhe 3. Rrugës së zemërimit, që të shpie në armiqësi ndaj njerëzve.
• Rrënjët e të gjitha gjynaheve janë tri:
1. Mendjemadhësia, ajo e cila e çoi djallin atje ku e çoi.
2.Lakmia, ajo e cila e nxori Ademin nga Xheneti.
3. Smira, ajo e cila e vuri njërin djalë të Ademit kundër tjetrit.
Kush u ruhet këtyre të trijave, i është ruajtur të keqes, sepse mohimi (kufri) vjen nga mendjemadhësia, gjynahet nga lakmia dhe padrejtësia e ashpërsia vijnë nga smira.
• Allahu, me urtësinë e Tij, çdo pjesë të njeriut, të brendshme dhe të jashtme, e ka bërë vegël të diçkaje; kur njeriu i përdor ato aty ku duhet, ka arritur përsosmërinë e tij.
Syri është krijuar për të shikuar, veshi për të dëgjuar, hunda për të nuhatur, gjuha për të folur, organi seksual për kontakt, dora për të kapur, këmba për të ecur, zemra për të njohur dhe njësuar Zotin, shpirti për të dashur, mendja për të menduar dhe për të vlerësuar gjërat e kësaj bote dhe të botës tjetër, si dhe për t’i dhënë përparësi asaj që duhet dhe për ta anashkaluar atë që s’duhet.
• Njeriu më i humbur është ai që harron Allahun dhe merret me veten, por më i humbur se ky, është ai që harron veten dhe merret me njerëzit.”
El-Feuaid (fq. 72 – botimi në shqip) Ibn Kajim el Xheuzijeh, Allahu e meshirofte.
Emin Bilali
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve