Shiko çfarë dobie të madhe ka salavati mbi Profetin – sal lall llahu alejhi ue sel lem!
Thotë shejkh Mesh’hur Hasen – Allahu e ruajtë:
“Pëlqehet që të shtohen salavatet mbi Profetin – lavderimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – ditën e xhuma. Dhe nga dobitë e këtyre salavateve është se ato e nxjerrin njeriun nga errësira në dritë. Përse? Allahu i Madhëruar thotë: “Me të vërtetë Allahu dhe engjëjt e Tij e lavdërojnë Lajmëtarin e Zotit, o ju që keni besuar lavdërojeni atë dhe përshëndeteni atë me selam (lutuni për të që Allahu ta ruajë nga cdo mangësim, gjallë dhe vdekur)”. (Ahzab: 56)
Shikoni çfarë vjen pas saj: “Me të vërtetë ata që shqetësojnë (bezdisin) Allahun dhe të Dërguarin e Tij, Allahu i ka mallkuar në dynja dhe në Akhiret, dhe ka përgatitur për ta dënim poshtërues.” (Ahzab: 57)
O ju që ofendoni të Dërguarin e Allahut dhe që përpiqeni ta ulni personalitetin e tij, ju nuk do të arrini ta dëmtoni atë! Nëse ju përpiqeni ta ulni atë dhe ta mangësoni pozitën e tij, Allahu dhe engjëjt e Tij e lavdërojnë atë! Si mund ta dëmtoni ju atë (s’keni shans)!
Allahu i Madhëruar thotë: “Allahu e lavdëron atë, po ashtu edhe engjëjt e Tij (luten për të), ashtu që t’iu nxjerrë juve prej errësirave në dritë.”
“Allahu është Ai i Cili dërgon salavat mbi ju* edhe engjëjt e Tij, që tiu nxjerrin juve nga errësirat në dritë”
Kur dërgon salavat mbi ne Allahu? Thotë Profeti – sal lall llahu alejhi ue sel lem: “Kush dërgon një salavat mbi mua, Allahu do të dërgojë 10 salavate mbi të”
Pra ti dërgon një salavat mbi Profetin – sal lall llahu alejhi ue sel lem – Allahu dërgon mbi ty dhjetë salavate. E kur Allahu dërgon mbi ty salavate, thotë Allahu i Lartësuar: “ashtu që tiu nxjerrë juve prej errësirave në dritë” Prandaj nga shkaqet që të ndihmojnë të dalësh nga errësirat për në dritë, është shtimi i salavateve mbi Lajmëtarin e Zotit – sal lall llahu alejhi ue sel lem.
* Sh.p.: Ju lavdëron juve para engjëjve të lartë, sipas tefsirit të Ebul Alijes, dhe këtë e ka pëlqyer edhe Ibn Haxheri në Fet’h.
Ky është shpërblimi i atij që vetëm dërgon salavate mbi Profetin – sal lall llahu alejhi ue sel lem – si do të jetë shpërblimi i atij, i cili, jetën e tij e jeton sipas sunetit, aq sa mundet përpiqet për sunetin duke e mësuar dhe shpërndarë, duke e ringjallur atë në mesin e njerëzve me praktikë, me fjalë dhe me penë?! A nuk është i tilli më meritori për shpëtimin prej errësirave dhe daljes në dritë?
Dosje: Salavatet
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve