Ne sot jetojmë në kohën e lajmeve të shumta që përhapen me lehtësi, një pjesë e këtyre lajmeve kanë si burim internetin, një pjesë tjetër kanë gazetën ose revistën, një pjesë tjetër kanë si burim një kasetë të shpërndarë nga dikush, një pjesë kanë si burim një person dashakeq që ka dëshirë të shkaktojë armiqësi mes njerëzve, një pjesë kanë si burim mediat, një pjesë kanë si burim hamendësimet dhe paragjykimet, ndërkohë që Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Largohuni nga paragjykimi dhe hamendësimi, sepse paragjykimi është thënia më e gënjeshtërt”. Gjithashtu Allahu thotë: “O ju të cilët keni besuar shmangiuni shumë prej paragjykimeve, sepse një pjesë e paragjykimeve janë mëkat” (Huxhurat 12). Nganjëherë burimi i lajmeve të përhapura mund të jetë keqkuptimi tek unë -vetë personi-, nuk arrita që ta kuptoj vëllain tim siç duhet. Pra, ajo që kërkohet nga muslimani është që të mos ngutet në pranimin dhe pohimin e lajmeve që përhapen dhe që shkaktojnë shtimin e thashethemeve rreth asasj çështjeje. Allahu thotë: “O ju të cilët keni besuar, nëse ndonjë fasik (mëkatar, i prishur) u sjell ndonjë lajm, tregohuni të kujdesshëm, të jeni të qartë, ashtuqë mos të godisni një popull nga padituria dhe në këtë mënyrë do pendoheni për atë që bëtë” (Huxhurat 6), dhe thotë duke iu drejtuar sahabëve: “O ju të cilët keni besuar, kur të dilni në rrugë të Allahut, tregohuni të kujdesshëm dhe të qartë, e mos i thoni dikujt që iu përshëndet me selam, ti nuk je musliman, duke pasur për qëllim të arrini një përfitim material të kësaj dunjaje” (Nisa 94). Shumë nga këto lajme që përhapen mund të jenë përfundime dhe rrjedhoja të pretenduar nga dikush, si psh:Filani tha kështu, dmth ka për qëllim këtë dhe atë, filani ka shkruar kështu dmth ka për qëllim këtë dhe atë.Këto lajme që përhapen mund të kenë si burim shkëputjen e fjalëve nga konteksti, shkëputet vetëm një fjali dhe mjaftohen me aq, si psh nëse dikush do lexonte vetëm ajetin: “Mjerë për ata që falen” duke mos e vazhduar dhe ajetin vijues, duke ia humbur kështu kuptimin dhe qëllimin.Këto lajme mund të kenë si burim një zemër të sëmurë, buron nga një sëmundje personale që ka përhapësi i atij lajmi, zemër kjo e cila ka nevojë për shërim.
Siç dihet, zemrat ndryshken ashtu siç ndryshket hekuri. Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Vërtetë në trup është një organ, që nëse ai përmirësohet atëherë i gjithë trupi përmirësohet, e nëse ai prishet, atëherë i gjithë trupi prishet , ai organ është zemra”.
Unë u porosis që t`i kushtoni rëndësi i dhe vëmendje këtyre zemrave që ne bartim në trupat tanë, shërimi i së cilave bëhet nëpërmjet ndjekjes ë udhëzimit të librit të Allahut dhe Sunetit të Profetit salallahu alejhi ue selem, leximit të historisë së selefëve dhe leximit të librave të dijetarëve tanë të nderuar, si psh: librat e Ibn Tejmijes, Ibnul Kajjimit, Ibn Abduluehabit, es-Sa`dij, etj të cilët kanë shkruar veçanërisht rreth kësaj teme.
Pra, kjo është dicka që kërkon meditim dhe qëndrim korrekt, sepse ajo që po haset sot është sjellje jo e duhur, nëse dikush këshillohet nga vëllai i tij i cili i shpjegon diçka, ai (i këshilluari) distancohet dhe largohet prej tij. Këshilla duhet të jetë mes tij dhe vëllait të tij (që po e këshillon), i thotë: O filani, ti je vëllai im në fe dhe besimtari është pasqyrë për vëllain e tij besimtar, secili prej tyre përmirëson tjetrin. Tjetri duhet ta presë me dashamirësi dhe të thojë: Vëllai im më këshilloi në këtë çështje dhe më tha: Si mendon në lidhje me këtë çështje? Nëse këshilla është me vend, elhamdulilah, e pranon, kurse nqs ka vërejtje ndaj asaj këshille, i thotë: O vëllai im, unë kam këtë këndvështrim në lidhje me këtë temë.
Kjo sepse besimtarët plotësojnë njëri tjetrin.
Ndërsa është gabim që njeriu të ngrejë supozime dhe hamendësime për shkak të diçkaje personale në vetvete apo thashethemeve që mund të ketë dëgjuar apo lajmeve që janë përhapur, dhe për shkak të kësaj ta ngarkojë vëllanë e tij musliman me faj –Zoti na ruajtë- apo bëhet pjesë e thashethemaxhinjve duke e ngarkuar më shumë situatën, duke e stërholluar dhe zhvilluar më tej, duke e stërmadhuar pa qenë e tillë, kjo për vetë faktin se e keqja shumohet më shpejt.
Më lejoni tu them një anekdotë, megjithëse nuk jemi aspak në kohë anekdotash, por në të ka mësim, thuhet se një person donte ta vinte në provë nënën e tij, ndaj i tha: A e di se ç`më ndodhi sot?! Nuk di se si por kam bërë një vezë! Ajo e habitur dhe e tronditur tha: Si ka mundësi?! Ai iu përgjigj: Lutu për mua se nuk di çfarë më ka ndodhur. Nëna e tij këtë lajm ia tregoi fqinjes së saj. Fqinja ia tregoi një tjetre por tha: Dy vezë. Kështu me rradhë vazhdoi të përhapej lajmi derisa arriti në njëqind vezë.
Kuptohet, nuk lejohet provokimi i nënës në këtë mënyrë, kurrsesi nuk e pranojmë diçka të tillë, por histori të tilla theksojnë rrezikshmërinë e thashethemeve që përhapen, pavarësisht se ne nuk kemi nevojë të bazohemi në hstori të tilla sepse kemi argumente të mjaftueshme.
Pra, rendja pas lajmeve që përhapen, konsiderohet rendje pas iluzioneve dhe mirazheve. Për fat të keq shohim që disa njerëz duke u bazuar në këto thashetheme kanë ndërmarrë hexhr (bojkot), armiqësi dhe urrejtje, fatkeqësi të mëdha dhe shumë të rrezikshme, që në të vërtetë po të kërkosh origjinën e atyre thashethemeve nuk do gjesh asgjë me vlerë ose mund të gjesh se bazohen në hamendësime të gabuara ose mund të jetë një sëmundje personale në zemrën e dikujt apo ves i disave.
Ndaj kini kujdes në vetet tuaja o robër të Allahut. Të këshilloj ty dhe veten që të meditojmë gjatë rreth këtyre cështjeve.
Vjen një djalosh i ri i rrëmbyer, duke u bazuar në lajme dhe tregime gazetash, vallahi këtë gabim e kanë bërë disa hatiba këtu tek ne, duke thënë: U publikua në gazetën filan kjo gjë, lajmi i tillë, dhe duke u bazuar në të ngjitet në minber dhe mban një hytbe të bazuar në lajme gazetash.
Situata kërkon meditim dhe qëndrim serioz, Allahu thotë: “O ju të cilët keni besuar shmangiuni shumë prej paragjykimeve, sepse një pjesë e paragjykimeve janë mëkat” (Huxhurat 12). Ki kujdes o rob i Allahut, mos e ngarko vëllanë tënd me rrjedhoja dhe përfundime të tilla.
Diçka me rëndësi që duhet tërhequr vëmendja: Mos qorto për çdo gjë, siç ka thënë dikush nga dijetarët: Nëse do e qortosh vëllanë tënd për çdo gjë, dije se nuk do arrish të gjesh dikë që të mos e qortosh (që të jetë i pa të meta).
Le ta zëmë se unë gabova, pse nuk e përmban veten, pse nuk bëhesh nga ata për të cilët Allahu ka thënë: “Ata të cilët e përmbajnë zemërimin e tyre” (Ali Imran 134)
Subhanallah, o vëllai im, mundohu të pajisesh me këtë virtyt. Pavarësisht asaj që mund të ketë thënë tjetri për ty, takoje me fytyrë të buzëqeshur, harroje atë që ka thënë për ty, përqafoje, jepi dorën, ashtuqë të shlyhen gjynahet nga kjo dhënie dore. Lëri pas shpine thashethemet e thëna, kjo vlen për muslimanët në përgjithësi, nxënësit e dijes në veçanti dhe aq më specifikisht selefijtë prej tyre. Duhet të jenë syçelë ndaj këtyre fenomeneve. A e dini se kur jepni dorën njëri-tjetrit u bien gjynahet, siç ka lajmëruar Profeti salallahu alejhi ue selem. Tregohu i vëmendshëm në lidhje me këtë, kije parasysh. Personi përballë mund të mos ketë kurrfarë mendjemadhësie apo pengese, ndërsa vetja jote të pëshpërit: Ai, s`ka hajr në të, ai tregohet mendjemadh, ai e ka zemrën plot mendjemadhësi.
E gjithë kjo mund të jetë thjesht iluzion në menjden tënde. Ki kujdes! Thyeje ti akullin i pari, jepi selam, pasoje sunetin.
Duhet theksuar se disa sot po praktikojnë një mënyrë hexhri që nuk përputhet me rregullat e vendosura nga selefët, ata bëjnë hexhr pa një shkak të arsyeshëm. O vëllai im cështjet e hexhrit dhe rregullat e hexhrit i kanë përcaktuar dijetarët. Vëllai yt mund të bëjë një gabim, nuk të takon t`i bësh hexhr, ashtu që të mos bëhesh shkak që ai të bjerë në diçka akoma më të madhe, mos ia dorëzo atë armiqve. Ki kujdes! Kujt do ia lësh atë?! A mos dëshiron që ta përpijnë xhematet e tjera?! Janë njëmijë xhemate që mezi presin diçka të tillë, ndërkohë ti çfarë bën? Menjëherë sillesh ashpër me të, e qorton, shkon poshtë e lart duke folur kundra tij, e mat atë me peshoren e hamendësimeve të tua, derisa e bën atë që të largohet.
Kini kujdes, mos të më keqkuptojë dikush, nuk dua të më keqkuptoni.Unë nuk po them që të përdorim parimin e ballancimit të të mirave dhe të këqijave, parimin që e propagandojnë thirrësit e bidatit, të cilët thonë se kur dëshiron të flasësh kundra bidatcinjve, fillimisht duhet tu përmendësh të mirat, jo vallahi nuk është ashtu, ky pretendim është i refuzuar sepse është parim i gabuar.
As nuk kam për qëllim parimin: Le të bashkohemi në atë që jemi dakort dhe ta justifikojmë njëri tjetrin në atë që kemi mospajtime, parim që ata -për fat të keq- e kanë praktikuar dhe në lidhje me parimet bazë të fesë.
Ajo që unë po them është: Nëse vëllai yt gabon, thotë diçka gabim. Pse të mos shkoj tek ai?! Pse të mos ia sqaroj gabimin?! Pse të mos i dërgoj një person që e thërret në hajr dhe t’ia sqarojë çështjen si qëndron?! Në mënyrë që të mos ia dorëzojmë atë person armiqve të menhexhit selefij.
Unë po e theksoj këtë çështje o vëllezërit e mi, sepse -siç e përdorin një shprehje gazetarët- ajo është tema e ditës, tema që shumë pëshpëritet rreth saj në këtë kohë. Duhet, patjetër që ta korrigjojmë këtë cështje, e cila mund të çojë në ngutje dhe pasaktësi në lidhje me atë që quhet xherh ue ta`dil. O vëllezërit e mi, kjo lëndë ka rregullat dhe parimet e veta, të cilat i dinë dijetarët, unë nuk kam ndërmend t`i rendis tani, por referojuni dijetarëve edukues, ata që janë të mëdhenjtë në mesin e dijetarëve.
Të nguturit thonë: Filani ka rënë në këtë gabim, ndaj ai është bidatçi, filani është shoqëruar me filanin, ndaj është bidatçi, braktiseni atë, filani ka qenë në filan vend, ndaj lëreni, hiqni dorë prej tij, përderisa ka shkuar atje me bidatçiun edhe ai vetë është bidatçi.
Vallahi, më ka ndodhur me një person që rradhitet në rradhët e nxënësve të dijes, tha diçka në lidhje me një nga vëllezërit, se filani thotë kështu e ashtu për filanin. Kur lajmi u përhap vendosëm ta verifikojmë këtë çështje. Erdhi personi në fjalë, e pyetëm: Pse përhap lajme në lidhje me vëllain tënd se ai kështu e ashtu? Tha: Unë e pyeta atë për diçka dhe kur mu përgjigj –kini vëmendjen këtu o vëllezër- kuptova që kishte për qëllim filanin.
Lailahe il-lallah, si arrite ta kuptosh këtë?! O vëlla më ke bërë zullum, nga e nxore përfundimin se unë kisha për qëllim filanin?! Vallahi, as nuk më ka shkuar ndërmend ai person që ti po thua.
Ngjarje të tilla ka plot. Janë çështje që kërkojnë qëndrim serioz dhe meditim, o vëllezër kërkojnë përqendrim.
E dini çfarë ndodh? Dikush na merr në telefon, ne ose vëllëzërve tanë nxënësa të dijes apo shujuhë, dikush merr në telefon muftiun -Allahu i dhëntë sukses- ose ndonjë shejh tjetër si shejh Feuzani apo shejh Gudejani apo shejh Salih Luhejdani apo shejh Abdulmuhsin Abadi, etj, -duke mos pasur për qëllim kufizimin vetëm tek këta që përmenda-, merr dikush në telefon dhe thotë: O shejh, kam një pyetje, çfarë mendimi keni në lidhje me këtë çështje? Shejhu jep përgjigje të saktë të plotë. Pak më vonë ky pyetësi i shkretë e merr këtë përgjigje të urtë që ishte e qartë dhe sqaruese e mjaftueshme për çështjen dhe ai i vendos një titull: Kundërpërgjigjia e shejhut filan ndaj filanit, duke gënjyer haptazi.
Së pari: Shejhu nuk pati për qëllim atë individ të veçantë që pyetësi specifikoi më pas në mashtrimin e tij, duke shpifur për shejhun.
Së dyti: Përgjigjia nuk përputhet me gjendjen e personit të pretenduar që sipas gënjeshtarit po i kundërpërgjigjet.
Së treti:Në të ka fallsifikim, fabrikim, montim, gënjeshtër dhe mendjelehtësi.
Së katërti: Është përhapje e së kotës (pretendimi i kundërpërgjigjes).
Së pesti: Është prishje e zemrave mes vëllezërve.
Më thoni: Nëse një njeri i thjeshtë injorant nga masat popullore, e sheh në internet pëgjigjen e shejhut të madh – që ne e duam, e nderojmë dhe e ndjejmë për krenari të jemi nxënës të tij- nën titullin: Kundërpërgjigjia e shejhut filan ndaj shejhut filan, çfarë do i shkojë në mendje?! Shujuhët qenkan përçarë, paskan konflikte.
Subhanallah, i bëri zullum shejhut duke shpifurpër të, i bëri zullum personit që pretendon se atij i drejtohet përgjigjia, i bëri zullum vetes, i bëri zullum umetit, e gjithë kjo nëpërmjet këtij përdorimi të mbrapshtë fetvasë. Ki kujdes o rob i Allahut! Sot, është mbushur arena plot me gjëra të tilla, plot me pallavra të tilla.O vëllezër, më falni nëse e zgjata këtë temë, por për shkak se është një çështje që të gjithë po e vuajmë tani. Janë me dhjetëra kaseta që qarkullojnë: Kundërpërgjigjia e filan shjehut ndaj filan shejhut, ku në të vërtetë nëse do verifikohen do i gjesh se që të gjitha janë të këtj lloji.
Pra, ki kujdes o robi i Allahut! Kujto daljen para Allahut, sepse tek Ai do paraqiten palët konfliktuale për tu gjykuar. Imagjinoje kur të kesh palë në konflikt shejhun që të dha përgjigjen që ti e keqpërdore, shejhun që i ke bërë zullum, po ashtu umetin që i ke bërë zullum. Kujto atë ditë ku do jemi lakuriq, nuk flasim dot, nuk gjen para vetes veçse atë që ke vepruar, çfarë përgjigje do kesh përballë gjithë këtyre njerëzve që janë në konflikt me ty?! çfarë do thuash?! çfarë argumenti do përdorësh?!
Dije se rregjistrat janë tre llojesh:
Njëri është zullumi që Allahu nuk e fal kurrë, ai është shirku.
I dyti është zullumi që është nën dëshirën e Tij, janë mëkatet që njeriu ka bërë ndaj Zotit të tij.
I treti është zullumi që Allahu nuk lë gjë prej tij pa i dhënë hakun, bëhet fjalë për padrejtësitë që njerëzit i kanë bërë njëri tjetrit
A e dini se kush është i falimentuari?! Profeti salallahu alejhi ue selem tha: “A e dini se kush është i falimentuari? Thanë: O i Dërguari i Allahut, i falimentuar tek ne konsiderohet ai që nuk ka dirhem dhe as plaçkë. Tha: “Jo, i falimentuari i vërtetë është ai që në Ditën e Gjykimit vjen me namaz, agjërim dhe vepa të tjera, por i ka bërë zullum këtij, ka ofenduar këtë, ka goditur këtë, ndaj i merren nga të mirat e tij dhe i jepen këtij, i jepen atij tjetrit nga të mirat e tij. E nëse i mbarojnë të mirat, atëherë merren nga të këqijat e atyre dhe i hidhen atij, ndaj hidhet në zjarr”. Kujto këtë moment o ti që përhap lajme dhe thashetheme, në atë që përhap nëpërmjet internetit apo kanaleve satelitore, kujto se do kesh një popull të tërë si palë në konflikt dhe jo vetëm një person të vetëm.
Një problem tjetër është se ata tani përdorin emra të trilluar, për tu fshehur, emra me hiperbolizime.
Pra, kini frikë Allahun o robër të Allahut.
Shejh Salih bin Sa`d es-Suhejmi
Marrë nga kaseta me titull: Porosi të rëndësishme për të gjithë umetin
Këtë ligjëratë e gjeni tek www.sahab.net
Përktheu: Shuajb Rexha
Të Ngjashme
- Prezantim i shkurtër mbi Islamin Udha e Besimtarëve
- Këshilla të vyera në kohë sprovash dhe trazirash Shehul-Islam Ibn Tejmie
- Mjetet e urdhërimit për mirë dhe ndalimit nga e keqja Shejh Muhamed Xhemil Zejno
- Është detyra jonë që t’i ndihmojmë besimtarët Shejh Muhamed Xhemil Zejno
- Cila është metodologjia e grupit të shpëtuar? Shejh Muhamed Xhemil Zejno