Dobi dhe mësime të përfituara nga Historia e Lutit (alejhi selam)
1- Kjo ngjarje, është argumenti më i madh se homoseksualiteti është mëkati më i pështirë dhe më i ndyrë dhe se ndëshkimi për të është shumë i madh. Ai që sprovohet me këtë lloj mëkati, jo vetëm që feja e tij ikën, por këtij njeriu gjërat e mira kanë për t’iu dukur të këqia dhe ka për ta menduar të mirë atë që relaisht është e ndyrë. E thënë ndryshe, ai distancohet nga çdo gjë e mirë dhe ky është argumenti i shthurjes morale.
2- Si tek historia e Lutit, po ashtu edhe tek historia e Ibrahimit (alejhima selam) përfitohet lejimi i përdorimit të fjalëve të tërthorta. Në historinë e Ibrahimit, përfitohet nga fjala e tij kur thotë: Pastaj u hodhi një shikim yjeve e tha: “Unë jam i sëmurë”. [Safat 88-89].
Ndërsa në hisotrinë e Lutit, përfitohet nga fjala e tij: “O populli im, këto janë bijat e mia. Ato për ju janë më të pastra.” [Hud 78].
Përdorimi i fjalëve të tërthorta ndodh si në shprehi ashtu dhe në veprime (praktikë) dhe nënkupton: Kur ai që flet apo ai që vepron diçka që s’ka problem (ndalim), duke e bërë tjetrin të kuptojë apo të dëgjojë diçka ndryshe, me qëllim që të arrijë një dobi apo të largojë një dëm prej vetes së tij.
3- Prej shenjave të zgjuarsisë është kur personi është i udhëzuar në fajlët dhe veprat e tij. Kjo duket qartë në rastin kur ai u del në krah njerëzve të shtypur dhe u largon brengat njerëzve në nevojë, urdhëron për mirë dhe ndalon nga e keqja.
Kjo është zgjuarsia e vërtetë dhe për këtë arsye Luti (alejhi selam) tha: “A nuk ka midis jush një njeri me mend?” [Hud 78].
Që të urdhërojë për mirë dhe të ndalojë nga e keqja dhe tu bëjë ballë ndjekësve të së keqes dhe agresorëve.
4- Prej dobive që përfitojmë nga historia e Lutit (alejhi selam) është: Nxitja për të gjetur njerëz që ndihmojnë në çështje të hajrit, në largimin e së keqes edhe pse ndihmësi mund të jetë mëkatar. Allahu mund ta ndihmojë fenë e tij edhe me njerëz të këqinj, me njerëz që nuk kanë asnjë vepër të mirë tek Allahu dhe mu për këtë arsye Luti (alejhi selam) tha: “Sikur unë të kisha fuqi (që t’ju dëboj) ose të mbështetesha në ndonjë krah të fuqishëm!” [Hud 80].
Shumicën e Pejgamberëve, Zoti i ka dërguar në mesin e njerëzve më fisnikë, që përmes kësaj të arrinin ndihmën ndaj të vërtetës dhe mposhtjen e së kotës dhe të gjenin ambientin e përshtatshëm për thirrjen, gjë e cila nuk mund të ndodhte ndryshe.
Këtë e shohim qartë edhe tek Shuajbi dhe fjalët që populli i tij i tha: “Sikur të mos ishte farefisi yt, do të të kishim mbytur me gurë; ti nuk je i respektuar te ne.” [Hud 91].
E njëjta gjë ndodhi me Profetin (alejhi selam) i cili u dërgua në shtëpinë më fisnike dhe më krenare të Kuejshve. Populli i tij e sulmoi dhe e armiqësoi dhe mblodhën tubime të ndryshme që të hidhnin poshtë fjalën dhe fenë e tij, madje thurnin plane dhe se si ta shkatërronin atë (Muhamedin alejhi selam).
Ajo që më së shumti i ndaloi ata dhe i bëri të qëndronin të qëndronin në kufijtë e tyre, ishte frika që kishin nga fisi i Profetit (alejhi selam).
A e keni parë gjendjen e tij atëherë kur ata ia vështirësuan punën, duke nxitur njerëzit dhe duke bër për vete fisin e tij muslimanë dhe jo muslimanë. Ata nuk e menduan se mund të arrinin të cënonin personalitetitn e tij të nderuar, duke përgatitur kurthin e madh, sepse vendosën të caktonin disa njerëz për vrasjen e tij nga çdo fis, me qëllim që gjaku i tij të shpërndahej në fise dhe ata ta kishin të pamundur marrjen e gjakut.
E megjithatë: “Ata bënin kurthe, por edhe Allahu ngrinte kurthe (kundër tyre). Allahu është planifikuesi më i mirë.”
Marrë nga libri “Kisasul Enbija” “Historitë e Pejgamberëve”
Autor: Shejh Abdurrahman bin Nasir es Seadi (Allahu e mëshiroftë)
Përktheu: Fatjon Isufi
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve