Vlera e namazit të duhasë (paradites) dhe gjëja më e mirë që i jep Allahu robit të Tij.
Ebu Derda përcjell se Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – ka thënë:
“Kush e fal namazin e duhasë dy rekate nuk do të shkruhet prej të pavëmendshmëve.
Kush e fal atë katër rekate do të shkruhet prej adhuruesve.
Kush e fal atë gjashtë rekate është mjaftuar atë ditë.
Kush e fal atë tetë rekate Allahu do ta shkruajë prej të devotshmëve.
Kush e fal atë dymbëdhjetë rekate Allahu do t’i ndërtojë një shtëpi në Xhenet.
Nuk ka ndonjë ditë e as natë veçse Allahu i jep dikujt prej robërve të Tij sadaka. Nuk i ka dhënë Allahu dikujt prej robërve të Tij diçka më të mirë sesa t’a frymëzojë atë për dhikër (t’ia bëjë të dashur përmendjen e Allahut).”
Transmeton Taberanij në “El Muxhemul Kebir” dhe transmetuesit e tij janë të besueshëm. Shejh Albani e ka konsideruar hasen (të mirë) në “Sahih et tergib uet terhib” 671.
“El meusuatul fikhijetul mujeserah” i shejh Husejn Auajsheh vëll. 2, fq. 168.
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve