Shejh Ibnu Xhibrin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Ata të cilët e lexojnë Kuranin gjatë gjithë vitit janë njerëzit e Kuranit dhe të familjarizuarit e tij. Është detyrë për çdo musliman që t’i kushtojë rëndësi Kuranit dhe leximit të tij. Të jetë prej atyre që i përmbahen urdhrave të Kuranit dhe ndalohen nga ndalesat që ai ndalon. Punojnë me të gjitha ajetet që ai përmban, me një kuptim, dy kuptime apo më tepër.
Të qëndrojmë tek çudirat e Tij, të marrim shembull nga historitë që përmend ai. Tu përmbahemi mësimeve të Kuranit sepse ai u zbrit që të punojmë me të, ta lexojmë sepse leximi i tij ka shpërblim.
Kush dëshiron të jetë prej të familjarizuarve të Kuranit le ta lexojë atë me një lexim të vërtetë; në xhami, në shtëpi dhe në vendin e punës, dhe të mos shkujdeset nga Kurani apo ta lexojë atë vetëm në Ramazan.
Kur ta lexosh Kuranin mundohu ta bësh hatme në pesë ditë apo në tri ditë. Më e mira është të caktojë një pjesë leximi çdo ditë pas sabahut, ikindisë apo jacisë. Ky ndikim i shenjave të Kuranit dhe bereqetit të tij duhet të të shoqërojnë gjatë gjithë vitit.
Aty do gjesh ëmbëlsinë e leximit që nuk të mërzitet aspak. Këto janë cilësitë dhe virtytet e besimtarit i cili ka për detyrë të jenë prej njerëzve të Kuranit, të cilët janë të afërtit dhe njerëzit e veçantë të Allahut.
“Fetvatë e Shejh ibn Xhibrinit” 59/31-32.
Përktheu: Arjan Gazidede
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve