Mos e humb shpresën por puno dhe këmbëngul

April 24, 2017

Fekihu Sulejm er Razij është prej atyre që e kanë kërkuar diturinë në moshë të madhe. Ka nisur ta kërkojë diturinë pas moshës 40 vjeçare siç përmend Ibn Asakiri. Një gjë e tillë transmetohet për një numër dijetarësh. Prej tyre përmendim:
Salih ibn Kejsan,
El Izz ibn Abdusselam,
Alij ibn Hamzeh el Kisaij gramaticieni.

Po ashtu një numër poetësh si; dy Nabighat, El Xhadij dhe Edh Dhubjanij (Nabighatul Xhadij dhe Nabighatu edh Dhubjanij).

“Nxitësi për lexim” i shejhut Ali el Imrani.

Shejhu ka edhe një libër tjetër të veçantë me titull: “Dijetarët që nuk e kanë kaluar moshën 40 vjeçare”. Ai flet për ata që kanë jetuar nga mosha 15 deri në 40 vjeç, e megjithatë janë llogaritur prej dijetarëve.

Mos e humb shpresën, por puno dhe këmbëngul!

Loading...