Në vizitën e varrezave janë për qëllim dy gjëra:
1- Të përfitojë vizituesi me përmendjen e vdekjes dhe të vdekurve, dhe se përfundimi i tyre është ose për në xhenet ose për në zjarr. Ky është qëllimi i parë nga vizita siç tregojnë hadithet e përmendura më lart.
2- Përfitimi i të vdekurit dhe bërja mirë atij me selamin që i çon, lutjen dhe kërkimin falje për të, dhe kjo është e veçantë për myslimanin.
Transmetohet nga Aishja -radiallahu anha- se ka thënë: “Profeti -alejhi selam- sa herë që ishte nata e saj, ai dilte në fund të natës në beki’[1] dhe thoshte: Selamu alejkum shtëpia e njerëzve besimtarë! U erdhi ajo që ju premtohej, për nesër jeni afatizuar, dhe ne në dashtë Allahu do t’ju pasojmë. O Allah, fali banorët e beki-së!”[2]
Po nga Aishja në hadithin e saj të gjatë transmetohet se ka thënë: “Si tu them atyre o i dërguar i Allahut? Ai tha: Thuaj: Selami (paqja) qoftë mbi banorët e varreve nga besimtarët dhe myslimanët. Allahu i faltë të parët prej nesh dhe të mëvonshmit, e ne në dashtë Allahu do t’ju pasojmë.”[3]
Transmetohet nga Burejde -radiallahu anhu- se ka thënë: “Profeti -alejhi selam- i mësonte ata kur dilnin tek varrezat, dhe ata thonin: Es-selamu alejkum (paqja qoftë mbi ju) o banorë të varreve nga besimtarët dhe myslimanët. Ne në dashtë Allahu do t’ju pasojmë, lus Allahun për ne dhe për ju falje!”[4]
Përktheu: Teuta Xeka
——————————————————————-
[1] Emër vendi ku ishin varrezat.
[2] E transmeton Muslimi.
[3]E transmeton Muslimi.
[4] E transmeton Muslimi (u përmend edhe më lart).
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve