Çfarë dimë për Ramazanin?

May 14, 2017

►Kur duhet ta bëj nijetin për agjërim?

Transmetohet nga nëna e besimtarëve Hafsa radiAllahu anha se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thoshte: “Kush nuk e bën nijetin për agjërim gjatë natës (para agimit), nuk ka agjërim për të.” “Sahih Sunen Ebi Daud” me nr. 219.

►A duhet të ha syfyr?
Transmetohet nga Enesi radiAllahu anhu se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Hani syfyr se në të ka begati.” Trasmeton Buhariu me nr. 1923.

►Kur duhet ta filloj agjërimin?
Agjërimi fillon kur hyn agimi. Allahu i Madhëruar thotë: “Hani e pini derisa të dallohet peri i bardhë (drita) nga peri i zi (errësira).” | Bekare: 187 |

►A më pranohet duaja kur jam agjërueshëm?
Sehl ibën Sead trasmeton se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Tre dua nuk refuzohen: Duaja e prindit për fëmijën e tij, duaja e njeriut që po agjëron, dhe duaja e udhëtarit.” “Silsiletu es-Sahiha” e Imam Albanit me nr. 1797.

►Kur duhet ta prish agjërimin (të ha iftar)?
Sehl ibën Sead transmeton se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Do të vazhdojnë njerëzit të jenë në hajër përderisa e shpejtojnë iftarin.” E transmeton Buhariu me nr. 1856. Agjërimi prishet menjëherë sa dielli perëndon.

►Me çfare ta prish agjërimin (të bëj iftar)?
Enes ibën Malik radiAllahu anhu ka thënë: “Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e prishte agjërimin me hurma të buta para se të falej, e nëse nuk kishte të tilla atëherë me hurma të thata, e nëse nuk kishte atëherë me pak ujë.” “El-Irua” e Imam Albanit 4/45.

►Çfarë thuhet kur prishet agjërimi (kur bën iftar)?
Abdullah ibën Umeri ka thënë: “Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kur prishte agjërimin thoshte: Dhehebe edh-dhameu ueb teletil urruuku ue thebete el-exhrru in shee Allah. (Iku etja, u lagën damarët dhe u arrit shpërblimi në dashtë Allahu.)” “El-Irua” 4/39.

Loading...