Tri ajete një mesazh!
Thotë Allahu i Lartësuar: “Ai që punon një të mirë qoftë edhe sa grimca, do ta gjejë atë (shpërblimin e saj).” (Zelzele: 7)
Dhe thotë gjithashtu: “Me të vërtetë ata që mohuan sikur të ishte e tyre gjithë çka në tokë, madje edhe një herë sa ajo që ta jepnin për të shpëtuar nga dënimi i Ditës së Gjykimit, nuk do t’u pranohej dhe ata do të kenë dënim të dhembshëm!” (Maide: 36)
Dhe në ajetin e tretë e ngre edhe më shumë vlerën e shpagimit duke thënë: “Me të vërtetë ata që vdiqën duke qenë pabesimtarë, nuk do të pranohet prej asnjërit prej tyre as e gjithë toka flori edhe sikur ta (posedonte dhe ta) jepte atë për të shpaguar veten. Ata kanë dënim të dhembshëm dhe nuk kanë ndihmëtarë.” (Ali Imran: 91)
Mesazhi: Sot pranohet prej teje edhe një e mirë sa grimca – nëse e bën për Allahun -, ndërsa nesër nuk pranohet prej teje as e gjithë toka flori!
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve