Pyetje 1: Ç’është Shirku?
Përgjigje 1: Adhurimi i çdo gjëje tjetër përveç Allahut ose së bashku me Allahun.
Pyetje 2: Plotëso hadithin: I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Kush betohet në diçka apo dikë tjetër përveç Allahut…”
Përgjigje 2: “… ka mohuar ose ka bërë idhujtari.”[1]
Pyetje 3: A mund ta dijë të fshehtën dikush tjetër përveç Allahut? Cili është argumenti?
Përgjigje 3: Të fshehtën nuk e di askush tjetër përveç Allahut të Madhëruar. Argument për këtë është fjala e Allahut në Kuran: “Thuaj: Askush përveç Allahut në qiej apo në Tokë, nuk mund ta dijë të fshehtën.” Neml: 65.
Pyetje 4: Çfarë kriteri duhet të plotësojnë veprat e mira të jenë të pranuara tek Allahu i Madhëruar?
Përgjigje 4: Duhet të kryhen me sinqeritet për hir të Allahut dhe në përputhje me traditën profetike.
Pyetje 5: Cila sure e ka shpërblimin sa një e katërta e Kuranit? A mund ta recitosh?
Përgjigje 5: Surja që e ka shpërblimin sa një e katërta e Kuranit është Surja El Kafirun.
Bismilahi Rrahmani Rrahim!
“Kul ja ejuhel kafirun. *La eabudu ma teabudun. *Ue la entum abidune ma eabud. *Ue la ene abidum ma abed-tum. *Ue la entum abidune ma eabud. *Lekum dinukum ue lijedin.
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit!
“Thuaj: O ju mosbesimtarë! *Unë nuk adhuroj çfarë ju adhuroni. *As ju nuk jeni adhurues të Atij që unë adhuroj. *Unë nuk do të jem kurrë adhurues i atyre (idhujve) që ju i adhuroni. *Dhe as ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë adhuroj! *Ju keni fenë tuaj ndërsa unë kam fenë time!” (El Kafirun: 1-6)
Pyetje 6: Cili është Profeti ynë?
Përgjigje 6: Muhamedi (Paqja qoftë mbi të), i Dërguari i Allahut.
Pyetje 7: Çfarë kuptojmë me fjalët ‘Muhamedi i Dërguari i Allahut’? Çfarë na obligon kjo fjalë?
Përgjigje 7: Kjo do të thotë se Allahu i Madhëruar e dërgoi Muhamedin si mëshirë për mbarë njerëzimin, e njëkohësisht si përgëzues për punëmirët dhe qortues për keqbërësit.
Duke e pohuar këtë, ne obligohemi:
– Të besojmë çdo gjë për të cilën ai na ka lajmëruar.
– Të jemi të dëgjueshëm në lidhje me çfarë ai na ka urdhëruar.
– Të distancohemi nga çfarë ai na ka ndaluar dhe ka tërhequr vërejtjen.
– Ta adhurojmë Allahun vetëm sipas mënyrës që ai na ka mësuar.
Pyetje 8: A e di emrin e plotë të Profetit tonë, duke përmendur emrin e babait dhe gjyshit të tij?
Përgjigje 8: Ai është Muhamed bin Abdilah bin Abdilmutalib
Pyetje 9: Kush është njeriu të cilin duhet ta duam më tepër se çdokënd tjetër? Cili është argumenti?
Përgjigje 9: Ai është i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të). Argument për këtë është fjala e tij: “Asnjëri prej jush nuk do ta ketë besimin të plotë derisa unë të jem për të më i dashur sesa prindi i tij, fëmija i tij apo mbarë njerëzimi.”[2]
Pyetje 10: Kur lindi Profeti (Paqja qoftë mbi të) dhe në cilin vend?
Përgjigje 10: Lindi në qytetin e Mekës, në vitin 570 i cili njihet si ‘Viti i Elefantit.’[3]
Autor: Salim bin Sead Tauil
Përktheu: Edmond Ajdini
——————————————————————
[1] E transmeton Tirmidhiu me nr. 1535, nga sahabiu i nderuar Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij). Shejh Albani e ka vlerësuar këtë hadith si të saktë, ashtu siç gjendet në librin e tij “Es Silsiletu Es Sahiha” me nr. 2042.
[2] E transmeton Buhariu me nr. 15, nga Enes bin Maliku (Allahu qoftë i kënaqur prej tij).
[3] Njihet me këtë emërtim për shkak se në atë vit një sundimtar etiopias i cili quhej Abraha, formoi një ushtri dhe me të u nis për të shembur Qaben ku në krye të saj kishte vendosur një elefant gjigand. Allahu i Madhëruar e mori në mbrojtje faltoren e lashtë (Qaben) duke e shkatërruar ushtrinë e Abrahas, ashtu siç përmendet në Kuran në suren El Fijl.
Dosje: Pyetje
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve