Njihe fenë tënde

June 28, 2017

Njihe fenë tënde!

Pyetja 1: Cila është feja jote?

Përgjigja 1: Feja ime është Islami.

Pyetja 2: Çfarë do të thotë Islam?

Përgjigja 2: Islam do të thotë t’i dorëzohesh Allahut duke e njësuar Atë, t’i përmbahesh me zell urdhëresave të Tij, si dhe të distancohesh nga idhujtaria.

Pyetja 3: Sa shtylla ka Islami dhe cilat janë ato? Cili është argumenti?

Përgjigja 3: Islami ka pesë shtylla.

Argument për këtë është fjala e Profetit (Paqja qoftë mbi të) i cili ka thënë:

“Islami ngrihet mbi pesë shtylla: Dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, kryerja e haxhit (pelegrinazhit në Mekë) dhe agjërimi i muajit Ramazan.”[1]

Autor: Salim bin Sead Tauil

Përktheu: Edmond Ajdini

————————————————–

[1] E transmeton Buhariu me nr. 8 dhe Muslimi me nr. 16.

Loading...