Nga shejhu el alameh: Abdulaziz bin Baz
Marrë nga kaseta me titull: Adhurimi dhe ndikimi i tij tek individi dhe shoqëria
Martesa e muslimanit me jomuslimanet ka nevojë për sqarim të klasifikuar. Përsa i përket atyre që adhurojnë idhujt (statuja, objekte,njerëz), komunisteve dhe budisteve, nuk i lejohet muslimanit që të martohet me to. Ndërsa martesa me femrat e ithtarëve të Librave të mëparshëm, të cilat janë janë të ndershme, që njihen për ndershmëri dhe të qënurit larg nga shkaqet dhe rrugët që çojnë drejt zinasë, i lejohet muslimanit që të martohet me të ndershmet prej tyre, mirëpo lënia e martesës me to është më e mirë, më parësore dhe më e sigurtë për të qenë larg sherrit, sepse ndoshta martesa me të krishteren bëhet shkak që ai të konvertohet në të krishter ose ndoshta fëmijët e tij shndërrohen në të krishterë. Për këtë arsye, një martesë e tillë konsiderohej e padëshirueshme dhe jo e preferueshme nga Umeri radijallahu anhu dhe një sërë dijetarësh të tjerë, pikërisht për t`u ruajtur nga sherri që mund t`i ndodhë. Megjithatë parimi bazë është se dicka e tillë lejohet, sic ka thënë Allahu në ajetin Kuranor: “ Sot u janë lejuar gjërat e mira dhe të pastra. U janë lejuar ushqimet e ithtarëve të librave, po ashtu dhe ushqimet tuaja janë të lejuara për ata. Të lejuara për ju janë femrat e ndershme besimtare, si dhe femrat e ndershme të atyre që u është dhënë Libri para jush, nëse u jepni u jepni pajën e kurorëzimit, duke u martuar me to, e jo duke bërë kurvëri, as duke i marrë për dashnore” (Maideh 5)
Pra, Allahu e lejoi martesën me gratë e ndershme nga ithtarët e Librave të mëparshëm, ato gra që njihen për ruajtjen e nderit, por pyetja që ngrihet është: Si mund të njihet ndershmëria e tyre?! Si mund ta njohësh ndershmërinë e një femre në Amerikë apo Angli apo në ndonjë vend tjetër?! Ky është një rrezik i madh, ndaj këshilla ime është që të mos martohet me një të tillë, por megjithatë nëse arrin të gjejë një grua të ndershme, që dëshmohet për ndershmërinë e saj, lejohet martesa me të, ama them se lënia e kësaj martese është më parësore sepse mund të shërbejë si mjet për tu konvertuar në të krishter ngaqë mund të marroset nga dashuria pas saj apo ndoshta fëmijët e tij shndërrohen në të krishterë, qoftë gjatë jetës së tij apo pas vdekjes së tij.
La haule ue la ku-uete il-la bil-lah.
Përktheu: Shuajb Rexha
Dosje: Martesa
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve