“Dhe dhuntitë e Zotit tënd tregoi.”
Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe dhuntitë e Zotit tënd tregoi.” Ed-Duha: 11.
Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Dhuntitë (mirësitë) e Zotit tënd ndaj teje tregoi (shfaqi). Thuaj: Elhamdulilah (falënderimet i takojnë vetëm Allahut), Allahu më ka furnizuar me dituri, Allahu më ka furnizuar me pasuri, Allahu më ka furnizuar me fëmijë, e të ngjashme.
Tregimi i dhuntive të Allahut është dy llojesh:
-Tregimi i tyre me gjuhë.
-Tregimi i tyre me gjymtyrë.
Tregimi i tyre me gjuhë ëështë të thuash se Allahu më ka dhënë mirësi; isha i varfër dhe Allahu më furnizoi dhe më bëri të pasur. Nuk posedoja dituri dhe Allahu më dhuroi dituri dhe më mësoi, e të ngjashme me këto.
Tregimi i tyre me gjymtyrë (që janë shtyllat e falënderimit): Gjurmët e dhuntive (mirësive) të Allahut të shihen tek ty. Nëse je i pasur atëherë mos vish rrobat e njerëzve të varfër. Përkundrazi, vish rroba që të takojnë ty në varësi të pasurisë që posedon. Kështu vepro edhe përsa i përket shtëpisë, mjetit të udhëtimit dhe në çdo gjë që posedon. Lëri njerëzit që t’i shohin dhuntitë e Allahut tek ty sepse kjo është prej shfaqjes së dhuntive të Allahut të Lartësuar.
Po ashtu prej shfaqjes së dhuntive të Allahut të Lartësuar është se nëse Allahu të ka dhuruar dituri t’u flasësh njerëzve për të dhe t’i mësosh ata, sepse njerëzit janë nevojtarë për dituri.
Allahu më dhëntë sukses mua dhe muslimanëve në ato që Ai do dhe është i kënaqur!
“Sherh Rijadus-Salihin” vëll. 5.
Përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve