Ibrahimi – alejhi selatu ue selam –
Ibrahimi (alejhi salatu ue selam) ka lindur dhe është rritur në Irak. Populli ku u rrit Ibrahimi ishte popull idhujtar që adhuronte idhuj druri, guri dhe yjësi e planete.
Babai i tij ishte Azeri dhe njihej me pseudonimin Talah. Ai ishte punues druri dhe punonte idhuj druri. Idhujt që prodhonte ia jepte të birit të vogël Ibrahimit dhe i thoshte; “Shko shiti në treg!” Ibrahimi i vogël dilte në treg dhe thoshte me zë të lartë: “Blini idhuj druri të cilët nuk u bëjnë asnjë dobi, përkundrazi, u bëjnë dëm (u nxjerrin nga besimi i pastër).” Disa herë të tjera i merrte idhujt, ua zhyste kokën në lumë dhe u thoshte: “Pini ujë!” Këtë e bënte për t’iu treguar njerëzve se si mund t’i adhuroni këta idhuj dhe t’iu luteni atyre? Ndërkohë që unë, një fëmijë i vogël dhe i pafuqishëm u jap urdhra, bëj çfarë të dua me ta dhe nuk më ndalojnë dot. Si munden këta idhuj të ndalojnë sëmundje e fatkeqësi dhe ta ndihmojnë ndokënd?!”
Ibrahimi (alejhi salatu ue selam) është Profeti i Allahut, miku i Allahut, babai i Profetëve (Profetët pas tij rrjedhin prej familjes së tij). Emri i tij është përmendur në Kuran 69 herë.
Ai ishte shumë i devotshëm, i sinqertë, i zgjedhur, i urtë, i mbështetej Allahut shumë. Zemra e tij ishte e mirë, e pastër nga shirku. Ai është pjekur dhe ka arritur urtësinë para moshe.
Ai është i pari që do të vishet me rroba në Ditën e Gjykimit. Profeti Muhamed (alejhi selatu ue selam) në udhëtimin e Israsë dhe Miraxhit e takoi Profetin Ibrahim (alejhi salatu ue selam) në qiellin e shtatë dhe ai ishte i mbështetur me shtëpinë në Bejtul Meamur (Qabja e Engjëjve).
Profeti Ibrahim (alejhi salatu ue selam) e filloi thirrjen e tij sipas menhexhit hyjnor me më të afërmit, konkretisht me babanë e tij. E thirri me argumente të qarta dhe me butësi: “Ja ebetij (O babai im – në trajtë respektuese në arabisht-! Pse adhuron diçka (idhull) i cili nuk dëgjon, nuk sheh dhe nuk të ndihmon dot në asgjë?! (Ia shpjegoi në mënyrë shumë të thjeshtë pse është gabim adhurimi i idhujve). O babai im i dashur! Mua më ka dhënë Zoti dije për gjëra të cilat ti ndoshta nuk ke informacion. Më ndiq mua dhe do të të udhëzoj në rrugën e drejtë!” (Nuk e ofendoi për injorancën e tij por e ftoi të ndjekë dijen që Ibrahimi kishte).
Ibrahimi (alejhi selatu ue selam) dhe familja e tij ishin të përzgjedhur nga Allahu. Allahu i Lartësuar thotë:
۞ إِنَّ اللَّهَ اصْطَفَىٰ آدَمَ وَنُوحًا وَآلَ إِبْرَاهِيمَ وَآلَ عِمْرَانَ عَلَى الْعَالَمِينَ
“Allahu ka përzgjedhur mbi gjithë njerëzimin: Ademin, Nuhin, familjen e Ibrahimit dhe familjen e Imranit.” (Al Imran: 33)
Ibrahimin (alejhi selatu ue selam) e përmendin muslimanët, çifutët, të krishterët dhe idhujtarët. Allahu i ka dhënë përgjigje në Kuran referimit të saktë se kujt i përket Ibrahimi:
مَا كَانَ إِبْرَاهِيمُ يَهُودِيًّا وَلَا نَصْرَانِيًّا وَلَٰكِن كَانَ حَنِيفًا مُّسْلِمًا وَمَا كَانَ مِنَ الْمُشْرِكِينَ
“Nuk ka qenë Ibrahimi jehudi e as i krishter, por ka qenë musliman besimdrejtë. Ai nuk ka qenë idhujtar! (Al Imran: 67)
Shejh Uthman el Hamijs, Allahu e ruajtë!
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve