Këshilla dhe udhëzime të përfituara nga surja “Ez-Zukhruf”

September 8, 2017

Këshilla dhe udhëzime të përfituara nga surja “Ez-Zukhruf”.

  1. Kij kujdes mos të punosh ndonjë vepër duke menduar se gjendesh në udhëzim, por në të vërtetë je në humbje. Kura e saj është dituria me argument të saktë.

Në të vërtetë, djajtë i shmangin jobesimtarët nga rruga e drejtë, ndonëse ata mendojnë se janë të udhëzuar drejt.” Ez-Zukhruf: 37.

  1. Te kapja fort mbas Kuranit dhe Sunetit gjendet mbrojtja (nga çdo devijim) dhe rruga e shpëtimit në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër.

Andaj përmbaju fort asaj që të është shpallur ty, sepse ti në të vërtetë je në rrugën e drejtë.” Ez-Zukhruf: 43.

  1. Tallja me fenë dhe ithtarët e saj (besimtarët) është prej cilësive të jobesimtarëve dhe munafikëve.

Kur ai u solli shenjat Tona, ata filluan t’i përqeshin ato.” Ez-Zukhruf: 47.

Të punuarit me ajetet:

-Thuaj: “SubhanAllahi ue bihamdihi, subhanAllahil-Adhim” – njëqind herë.

Atij që shmanget nga këshilla e të Gjithëmëshirshmit (Kurani) Ne do t’ia caktojmë një djall që do t’i bëhet shok i pandashëm.” Ez-Zukhruf: 36.

-Njihi (mësoi) sunetet e harruara dhe përpiqu t’i zbatosh ato duke u mbajtur fort pas tyre.

Andaj, përmbaju fort asaj që të është shpallur ty, sepse ti në të vërtetë je në rrugën e drejtë.” Ez-Zukhruf: 43.

-Kujtoi momentet e shumta që të kanë kaluar pa përmendur Allahun, e pastaj kujto se shejtani ka qenë shoku yt i pandashëm gjatë këtyre momenteve (që s’e ke përmendur Allahun).

Atij që shmanget nga këshilla e të Gjithëmëshirshmit (Kurani) Ne do t’ia caktojmë një djall që do t’i bëhet shok i pandashëm.” Ez-Zukhruf: 36.

 

Përktheu: Unejs Sheme

Loading...