Këshilla dhe udhëzime të përfituara nga surja “El-Bekare” – pjesa e dytë

September 10, 2017

Këshilla dhe udhëzime të përfituara nga surja “El-Bekare” – pjesa e dytë.

Allahu i Madhëruar thotë: “Shembulli i atyre që i shpenzojnë pasuritë në rrugë të Allahut është si një farë nga e cila dalin shtatë kallinj, në çdo kalli ka njëqind fara.  Allahu i shumëfishon kujt të dojë.[1] Allahu është Mirëbërës i madh, i Gjithëdijshëm.” El-Bekare: 261.

  1. Nëse shpenzimi shoqërohet me dashuri dhe thjeshtësi, dhe nuk pasohet (bëhet) me përmendjen e saj dhe fyerje, ajo (lëmosha) largon nga dhënësi i saj frikën dhe pikëllimin në jetën e kësaj bote dhe në ditën e Kiametit.

Ata të cilët i shpenzojnë pasuritë e tyre në rrugë të Allahut, pastaj nuk e përcjellin atë që shpenzojnë me përmendje[2] dhe as me fyerje, ata e kanë shpërblimin te Zoti i tyre. Për ta nuk ka frikë dhe as nuk do të pikëllohen.[3]” El-Bekare: 262.

  1. Fjala e mirë dhe falja e njerëzve (për ndonjë padrejtësi që të kanë bërë) është më e mirë se lëmosha e dhënë (shoqëruar) me fyerje dhe përmendje të saj.

Një fjalë e mirë dhe një falje është më e mirë se një lëmoshë që përcillet me fyerje. Allahu është i Vetmjaftueshëm[4], i Butë[5].” El-Bekare: 263.

  1. Syfaqësia është tregues (argument) për besimin e dobët të njeriut në Allahun dhe në ditën e Fundit.

“… siç vepron ai që e shpenzon pasurinë e vet për sy e faqe të botës, dhe nuk e beson Allahun dhe ditën e fundit.” El-Bekare: 264.

Zbatimi (praktikimi) i ajeteve:

  • Mundohu të japësh lëmoshë çdo ditë – sado e pakët qoftë ajo – duke mos e ditur askush prej njerëzve.

Shembulli i atyre që i shpenzojnë pasuritë në rrugë të Allahut është si një farë nga e cila dalin shtatë kallinj, në çdo kalli ka njëqind fara. Allahu i shumëfishon kujt të dojë. Allahu është Mirëbërës i madh, i Gjithëdijshëm.” El-Bekare: 261.

  • Kërko në librat e tefsirit – komentimit të Kuranit – për fshehtësinë e mbylljes së ajetit, i cili nxit për dhënien e lëmoshës me dy cilësitë e Tij: (Allahu) Eshtë Mirëbërës i madh, i Gjithëdijshëm.

Allahu i shumëfishon kujt të dojë. Allahu është Mirëbërës i madh, i Gjithëdijshëm.” El-Bekare: 261.

  • Komuniko sot me ndonjë nevojtar dhe thuaji atij fjalë të bukura, lutu për të, buzëqeshi dhe jepi lëmoshë (sadaka) në mënyrë që të shumëfishohet shpërblimi yt.

Një fjalë e mirë dhe një falje është më e mirë se një lëmoshë që përcillet me fyerje. Allahu është i Vetmjaftueshëm, i Butë.” El-Bekare: 263.

 

Përktheu: Unejs Sheme

———————————————–

[1] Lëmoshën që jep në rrugë të hajrit për hir të Allahut dhe të gjitha veprat e mira deri në shtatëqind fish, siç shëmbëllehet me shtatë kallinjtë ku në secilin kalli ka njëqind fara. Kjo është në varësi të gjendjes së shpenzuesit dhe sinqeritetit te tij. Ky shembull që sjell Allahu është përfytyrim i mënyrës se si Allahu i shumëfishon veprat e mira në shpërblim, e padyshim se Allahu është Bamirësi më i madh, mirësia e të Cilit është e pafundme dhe e pashtershme.

[2] Duke ja kujtuar atë atij që ia japin qoftë me fjalë apo me zemër në veten e tyre, sepse kjo është mburrje dhe tregon se ai nuk ka pasur për qëllim arritjen e kënaqësisë së Allahut por ndonjë përfitim dynjaje.

[3] Kur të shkojnë tek Allahu i Madhëruar dhe të ndahen nga kjo botë, ata nuk do të kenë frikë për të ardhmen dhe as nuk do të pikëllohen e mërziten për të kaluarën që lënë pas në dynja.

[4] Që nuk ka nevojë për asgjë nga krijesat e Tij, por krijesat kanë nevojë për Të dhe mirësinë e Tij.

[5] Nuk e shpejton zbritjen e ndëshkimit të merituar, por afatizon se ndoshta njeriu mendon dhe bën kthesë pasi t’i shikojë argumentet e Allahut.

Loading...