Këshilla dhe udhëzime të përftuara nga surja “El-Bekare” – pjesa e tretë

September 11, 2017

Këshilla dhe udhëzime të përftuara nga surja “El-Bekare” – pjesa e tretë.

Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe kur u thamë engjëjve: “Bëni sexhde për Ademin”, ata menjëherë ranë në sexhde. Me përjashtim të Iblisit[1] i cili refuzoi, bëri mendjemadhësi dhe ishte prej mohuesve[2].” El-Bekare: 35.

  1. Njihe pozitën e dijetarëve dhe sillu me edukatë me ta, ngase Allahu i Lartësuar i urdhëroi engjëjt t’i bien në sexhde Ademit (alejhis-selam) për shkak të dijes së tij.

Dhe kur u thamë engjëjve: “Bëni sexhde për Ademin!” El-Bekare: 37.

  1. Tesbihu (thënia subhanAllah) është prej cilësive të engjëjve, prandaj përngjasoju atyre (në këtë cilësi).

“… ndërsa ne të madhërojmë Ty me lavdërim dhe të shenjtërojmë[3]?” El-Bekare: 37.

  1. Tregohu i thjesht për hir të Allahut të Lartësuar sado që të arrish prej diturisë, dhe kërko prej Tij shtim të saj (dijes).

Lavdia të qoftë Ty” – thanë ata -, ne nuk dimë veçse atë që na ke mësuar Ti.[4] Vetëm Ti je i Gjithëdijshmi, më i Urti.” El-Bekare: 32.

Zbatimi (praktikimi) i ajeteve:

  • Përpilo për veten tënde një program ose tabelë për të mësuar çështjet më të rëndësishme për të cilat ke nevojë.

Dhe ia mësoi Ademit[5] të gjithë emrat (e gjërave), pastaj ua paraqiti ato engjëjve dhe u tha: M’i tregoni emrat e këtyre nëse jeni të saktë[6].” El-Bekare: 31.

  • Lexo historinë e Ademit (alejhis-selam) nga librat e tefsirit (komentimit) të Kuranit dhe historitë e profetëve, e pastaj nxirr tri dobi që të nevojiten në jetën tënde.

Pastaj thamë: O Adem! Ti dhe bashkëshortja jote banoni në xhenet dhe hani prej tij sa të doni e ku të doni, por mos iu afroni kësaj peme se përndryshe bëheni prej të padrejtëve.” El-Bekare: 35.

  • Përkujto ndonjë gjynah që dikush nga familja jote apo ti e ke kryer, dhe pastaj thuaj: “O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah. Nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet do të jemi nga të humburit”. El-Earaf: 23.

 

Përktheu: Unejs Sheme

———————————————

[1] Iblis do të thotë ‘i pashpresë’. Allahu e ka nxjerrë atë nga çdo e mirë dhe e ka bërë djall të mallkuar për shkak të gjynahut të tij. Ai është krijuar nga flaka e zjarrit dhe nuk është prej engjëjve por prej xhinëve.

[2] Prej mohuesve të mirësive të Allahut me kundërshtimin e urdhrit për t’ju përulur Ademit.

[3] Të pastrojmë nga të metat, të lartësojmë, të madhërojmë në formën më të plotë.

[4] Engjëjt u tërhoqën menjëherë nga fjala që thanë, duke madhëruar Allahun dhe duke e pastruar Atë nga të diturit e tyre diçka që të mos ja ketë mësuar Ai. Pastaj thanë se Allahu është i Vetmi, dija e të Cilit nuk është e përfituar dhe as e mësuar nga dikush tjetër, por dije absolute dhe gjithëpërfshirëse.

[5] Njeriut të parë i cili u quajt Adem, sepse u krijua nga dheu i marrë në vende të ndryshme nga sipërfaqja e tokës.

[6] Në fjalën tuaj se me vendosjen e njeriut në tokë pasardhësit e tij do të bëjnë prishje dhe gjakderdhje, ndërsa sikur të na vendosësh neve atje do të adhurojmë, madhërojmë, do të bindemi plotësisht dhe nuk do ta thyejmë urdhrin Tënd.

Dosje:

Loading...