Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – e zgjidhi nyjen e mashtruesve dhe gënjeshtarëve, dhe na dha një rregull rreth çështjes së Mehdiut. Prandaj, neve nuk na lejohet kurrsesi të mashtrohemi me Mehdinjtë e pretenduar, e sa të shumtë janë ata… Unë – robi i dobët (para Allahut) – kam arritur tre apo katër Mehdij që i kam parë në jetën time, çdonjëri prej tyre pretendonte se ishte Mehdiu. Një herë në mexhlisin e shejhut tonë në Zerka (në Jordani) doli dikush dhe u paraqit si i tillë, dhe emri i tij ishte Junus!!! Një herë ishim te xhamia e madhe në ‘Uahdat’ (lagje në Amman, Jordani), u ngrit një burrë dhe na ftoi që ta besonim se ishte profet! Ndërsa një tjetër më erdhi në shtëpi dhe pretendoi se është Mehdiu. I katërti, pas namazit të xhumasë, ishte një djalosh i shpërfytyruar i cili ishte më afër çmendurisë sesa logjikës i cili pretendonte se ishte Mehdiu!
Kanë shkruar disa prej bashkëkohësve dhe prej të mëparshmëve rreth atyre që kanë pretenduar se janë Mehdiu, duke shpifur dhe gënjyer.
Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – na ka dhënë një rregull shumë të rëndësishëm të cilin e ka përforcuar edhe më shumë imam Sufjan eth Theurij, siç përcjell prej tij Ebu Nuajmi në “El hiljeh”. Profeti (sal lall llahu alejhi ue sel lem) ka thënë për të: Atij do t’ia japin besën me zor ndërmjet ‘Ruknul jemanij’ dhe ‘Mekami Ibrahim’ (sh.p. dy kënde të Qabes, i pari që shikon drejt Jemenit dhe i dyti drejt vendit ku është falur Ibrahimi në Qabe).”
Çfarë do të thotë ‘me zor’ (me pahir)? D.m.th. se njerëzit do ta zjgedhin si prijës përkundër dëshirës së tij. Çfarë domethënë ‘mes Ruknul Jemanij dhe Mekami Ibrahim’? D.m.th. do ta zgjedhin si prijës te guri i zi, (sh.p. vendi më i shenjtë në tokë).
Prandaj, imam Sufjan eth Theurij thoshte: “Nëse Mehdiu kalon përpara shtëpisë tënde dhe troket në derë, dhe të thotë ‘Unë jam Mehdiu’, mos e beso!” Mos e beso! Përse? Sepse Profeti – sal lall llahu alejhi ue sel lem – tha: “Do t’ia japin besën përkundër dëshirës së tij mes Ruknit dhe Mekamit.” Çështja është e zgjidhur: çdokush që thotë ‘Unë jam Mehdiu’ dhe nuk i jepet atij besa (si prijës) me zor, ai është gënjeshtar dhe mashtrues.
Shejh Mesh’hur Hasen – Allahu e ruajtë.
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve