Një dijetar është më i rëndë për shejtanin sesa 1000 adhurues

November 11, 2017

Një dijetar është më i rëndë për shejtanin se sa 1000 adhurues.

Ibnul Kajjim në “Miftah daris seadeh”, pasi sqaron se ky nuk saktësohet si hadith thotë se ajo është fjalë e sahabëve ose e dikujt prej tabiinëve. Kuptimi i saj është i saktë sepse dijetari prish kurthet që ngre shejtani dhe shkatërron ato që ndërton ai, prandaj sa herë që ai (shejtani) dëshiron të ngjallë një bidat apo të zhdukë një sunet dijetari e ndalon. Prandaj nuk ka gjë më të rëndë për shejtanin se ekzistenca e një dijetari në mesin e muslimanëve, dhe nuk ka gjë më të dashur për shejtanin se sa largimi i një dijetari nga rradhët e umetit që të ketë mundësi të shkatërrojë fenë dhe të humbasë umetin.

Ndërsa kulmi i asaj që mund të arrijë adhuruesi është të përpiqet të shpëtojë prej tij në vetvete, e sa e largët (sa e vështirë) është kjo për të!
Vetëm nëse Allahu me mëshirën e Tij e shpëton prej dëmit të shejtanit.
Përmendëm më parë prej fjalëve të autorit (Ebu Bekr el Axhurrij – Allahu e mëshiroftë) se: ‘Me edukimin e mirë të tyre (dijetarëve) përmirësohen adhuruesit.’

Darimiu transmeton në Sunenin (e tij) se Uehb ibn Munebbih – Allahu e mëshiroftë – ka thënë: “Një mexhlis ku shpërndahet dituri është më i dashur për mua se e gjithë kohëzgjatja e tij e kaluar në namaz (vullnetare/nafile). Sepse ndoshta ndonjëri prej tyre (të pranishmëve) mund të dëgjojë një fjalë dhe të përfitojë prej saj një vit të tërë, apo gjithë jetën që i ka mbetur.” Prandaj nuk ka gjë më të dashur tek Allahu pas farzeve (detyrimeve fetare) sesa përpjekja për kuptimin e fesë ashtu siç duhet.

Shejh Abdurrezak el Bedr – Allahu e ruajtë –

Shpjegimi i librit: “Morali i dijetarëve”.

Loading...