Të pështyrit në drejtim të Kibles

February 25, 2018

Nga i biri i Umerit – Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve – përcillet se ka thënë: I Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – ka thënë: “Ai që ka pështyrë në drejtim të Kibles në Ditën e Gjykimit do të ringjallet me pështymën në fytyrë.” E transmeton Bezari dhe Ibn Khuzejme në sahihun e tij, dhe ky është teksti i këtij të fundit. E transmeton po ashtu Ibn Hibani në sahihun e tij.

Ky hadith i saktë të cilin e kanë saktësuar një grup dijetarësh, dhe shejh Albani këtu e ka konsideruar të saktë. Përmbajtja e tij është e ngjashme me hadithin e mëparshëm, dhe ajo është se: Kush pështyn apo e hedh gëlbazën e tij në drejtim të kibles, ai – Allahu na ruajtë – do të vijë Ditën e Gjykimit me pështymë në fytyrë. Pështyma e tij gjatë ditëve do t’i mblidhet në fytyrën e tij – Allahu na ruajtë (prej këtij turpërimi), dhe ky është turpërim dhe shëmtim për të përpara gjithë krijesave në Ditën e Gjykimit. Kjo tregon ndalimin më të madh që ka ardhur për këtë veprim, d.m.th. që të pështyjë muslimani në drejtim të kibles.

Dhe siç e shikoni hadithi është i përgjithshëm, nuk është kufizuar gjatë namazit e as gjatë ndonjë adhurimi tjetër, e as vetëm për një vend siç është xhamia e as me diçka tjetër. Prandaj thamë se pështyrja në drejtim të kibles është e ndaluar në mënyrë të përgjithshme, e pakufizuar (në çdo kohë dhe në çdo vend). Edhe në qoftë njeriu në shtëpinë e tij, edhe nëse njeriu është duke folur me njerëzit është e ndaluar që ai të pështyjë në drejtim të kibles.

Nëse muslimani është jashtë xhamisë dhe dëshiron të pështyjë por nuk e di në cilën anë është kibla (që t’i ruhet asaj), a i lejohet atij që të pështyjë në çdo lloj drejtimi?

Nëse dyshon (nuk e di se në ç’drejtim është kibla) atëherë le të pështyjë në një faxoletë (shami letre). Kjo është më afër ruajtjes. Por nëse nuk gjen (faxoletë) dhe nuk e di se në atë drejtim është kibla dhe pështyn pa e ditur, shpresoj të mos ketë gjynah për këtë.

Shejh Sulejman er Ruhajli – Allahu e ruajtë dhe na bëftë dobi me të.

Loading...