Përse Allahu e do punën qoftë edhe e pakët kur është e vazhdueshme, dhe nuk e pëlqen punën e shumtë por që ndërpritet? Sqarim i mahnitshëm nga dy kolosë të umetit.
Imam en Neueuij ka thënë: “Duke vazhduar punën e paktë vazhdon adhurimi; me përmendjen e Allahut, të ndierit të mbikqyrjes së Tij me sinqeritet dhe ecje drejt Zotit (me llojet e adhurimeve). Ndryshe nga e shumta e lodhshme që ndërpritet, sepse e pakta e vazhdueshme shtohet dhe bëhet shumëfish më e madhe se e shumta e ndërprerë.”
Gjithashtu Ibnul Xheuzi ka thënë: “Allahu i do më shumë veprat e vazhdueshme për dy shkaqe:
E para: Sepse ai që e lë punën pasi e ka filluar atë është si ai që i ndërpret lidhjet pasi i mbante ato, dhe në këtë kuptim ai meriton qortim. Për këtë arsye ka ardhur kërcënim për atë që e dinte përmendësh një ajet pastaj e ka harruar atë, edhe pse përpara se t’a dinte nuk e meritonte qortimin.
Dhe e dyta: Sepse ai që vazhdon në mirësi është vazhdimisht në shërbim, dhe nuk është ai që qëndron një kohë të caktuar çdo ditë te porta si ai që qëndron një ditë të tërë pastaj largohet.”
“Fet’hul Barij” 1/127.
Të Ngjashme
- Dobitë e pafundme të teksteve fetare Udha e Besimtarëve
- Falënderimi për mirësitë, çështje e lehtë?! Emin Bilali
- Sinqeriteti, dituria dhe urtësia janë shtyllat e suksesit në thirrje Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Shfaqja e adhurimeve dhe veprave të mira në rrjetet sociale Udha e Besimtarëve
- Menaxhimi i përditshmërisë Udha e Besimtarëve