“Feja është këshillë.”
Transmeton Muslimi.
Hasen el Basri transmeton se një nga shokët e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Pasha Atë në dorë të të Cilit është shpirti im! Nëse dëshironi do i’u betohem për Allahun se; prej robërve më të mirë të Allahut janë ata që e bëjnë Atë të dashur tek robërit e Tij, i bëjnë të dashur robërit tek Allahu, dhe ata që e përhapin këshillën në tokë.”
Ferkad es Sebehi thotë: “Kam lexuar në një prej librave se i dashuri i Allahut është prijës që udhëheq mbi prijësat. Grupi i tij do jetë grupi më i përparuar në ditën e ringjalljes dhe vendi i tij do jetë më afër (Allahut). Dashuria (e vërtetë) është kulmi i afrimit (tek Allahu me vepra të mira) dhe kulmi i përpjekjes. Të dashurit e Allahut e duan Atë dhe përmendjen e Tij dhe e bëjnë Atë të dashur te krijesat. Ata ecin mes robërve të Tij me këshilla dhe frikësohen për ta për ditën kur zbulohen turpet. Të tillët janë ata që nuk rehatohen derisa të takohen me Të.”
Ebu Bekr el Muzenij ka thënë: Nuk ua kaloi Ebu Bekri shokëve të të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem me namaz apo me agjërim, por me diçka që kishte në zemrën e tij.
Ibn Ulejjeh thotë: Në zemrën e tij ishte dashuria për Allahun dhe këshilla për krijesat e tij.
U pyet Ibnul Mubarek: Cila është vepra më e mirë? – Tha: Këshilla për hir të Allahut.
Të parët tanë kur dëshironin të këshillonin dikë e këshillonin atë mënjanë të tjerëve, dhe njëri prej tyre ka thënë për këtë: “Kush e këshillon vëllanë e tij mënjanë të tjerëve ajo është këshillë, ndërsa ai që e këshillon atë përpara njerëzve e ka qortuar atë.”
Fudejli ka thënë: Besimtari mbulon dhe këshillon, ndërsa i prishuri zbulon (sekretet) dhe turpëron.
U pyet Ibn Abasi rreth nxitjes së pushtetarit për të mira dhe ndalimit të tij nga të këqijat, dhe ai tha: “Nëse duhet t’a bësh patjetër, atëherë këshilloje vetëm mes teje dhe atij.”
Marrë me pak shkurtime nga libri “Xhamiul ulumi uel hikem” i Ibn Rexhebit 1/225.
Dosje: Pjesë Libri